back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia1.4 miliardë euro në Sazan/ Qeveria hyn në lojë me një kompani...

1.4 miliardë euro në Sazan/ Qeveria hyn në lojë me një kompani të re

Qeveria shqiptare do të jetë pjesë zyrtare e projektit turistik në ishullin e Sazanit, përmes një kompanie të re shtetërore të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pak pas vizitës së Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Vlorë.

Shoqëria me emrin “Albanian State Development & Real Estate” do të përfaqësojë shtetin shqiptar në projektin e ndërtimit të një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh.

Sipas ekstraktit të regjistrimit, kompania do të ketë për detyrë:

Menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme,

Planifikimin dhe zbatimin e projekteve të rëndësishme ndërtimore,

Fokusin te zhvillimi urban dhe turizmi elitar.

Kapitali themeltar i shoqërisë është 50 milionë lekë, i zotëruar 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), një entitet shtetëror që menaxhon investimet strategjike në Shqipëri.

Projekti synon të ndërtojë një marinë turistike moderne, rezidenca dhe vila elitare, restorante dhe struktura hotelerie luksoze në një sipërfaqe prej 45 hektarësh, nga gjithsej 570 hektarë që zë ishulli i Sazanit.

Planet për zhvillimin e zonave turistike në Sazan dhe Zvërnec nga Jared Kushner dhe grupi i tij investues u bënë publike në fillim të vitit 2024, duke u konsideruar si një prej ndërhyrjeve më të mëdha të kapitalit amerikan në turizmin shqiptar.

Projekti është shoqëruar edhe me debat publik, veçanërisht për përfshirjen e një zone të mbrojtur si Sazani dhe për mënyrën e përzgjedhjes së investitorëve. Përkrahësit e konsiderojnë këtë investim si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të turizmit elitë, ndërsa kritikët ngrenë shqetësime për transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore e historike të ishullit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat