back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“1.6 milionë shqiptarë jashtë”/ Alimehmeti fajëson qeverinë për ikjen masive

“1.6 milionë shqiptarë jashtë”/ Alimehmeti fajëson qeverinë për ikjen masive

Kryetari i grupit të Këshilltarëve Bashkiakë të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, duke folur në protestën kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë përgjegjëse për shpopullimin e vendit, abuzimet me fondet publike dhe dështimin e shërbimeve bazë.

Alimehmeti theksoi se nuk ka akuzë më të rëndë historike për një qeveri sesa largimi masiv i qytetarëve nga vendi, duke shtuar se sot 1.6 milionë shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë, si pasojë direkte e politikave të ndjekura nga qeveria Rama dhe ajo që ai e quajti “sistemi i Rilindjes”.

“Kur populli largohet, kjo është akuza më e madhe historike për një qeveri. Shpopullimi i vendit nuk ndodh rastësisht”, u shpreh Alimehmeti.

Ai akuzoi qeverinë për abuzime me fondet publike, të cilat sipas tij kanë sjellë pasoja të drejtpërdrejta në jetën e qytetarëve, duke lënë shkollat pa nxënës dhe spitalet pa ilaçe.

“Këto abuzime në lek janë abuzime që çojnë në shkolla bosh dhe spitale pa ilaçe. Për të gjitha këto ka një emër dhe një përgjegjësi, dhe ky është Edi Rama”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, Alimehmeti përdori edhe krahasime simbolike për të përshkruar ndryshimet që, sipas tij, ka pësuar vendi ndër vite.

“Kujtoj një vend kur kishim nënë e baba, sot kemi prindin 1 dhe prindin 2. Kujtoj një vend kur kishim pronat tona, sot flitet për ish-pronarë. Kujtoj një vend kur kishim rrugë, sot tunelet dhe rrugët rrëzohen brenda vitit”, tha Alimehmeti.

Ai theksoi se sot nuk ka më justifikime për qeverinë, pasi sipas tij, kur ke gjithë pushtetin, ke edhe gjithë përgjegjësinë, duke shtuar se protesta nuk është rastësore, por një reagim qytetar ndaj asaj që opozita e cilëson si dështim të plotë të qeverisjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat