back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 28 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetMandarina me "Fosmet" të shitura në treg/ Cilat janë pasojat e këtij...

Mandarina me “Fosmet” të shitura në treg/ Cilat janë pasojat e këtij pesticidi në shëndet

mFosmeti është një kimikat i përdorur më parë në Bujqësi për të luftuar insektet, por është ndaluar në shumë vende për shkak të rreziqeve që paraqet për shëndetin dhe mjedisin.

Ky pesticid mund të shkaktojë helmim të rëndë tek njerëzit. Ata që ekspozohen ndaj tij mund të kenë simptoma si: dhimbje koke, marramendje dhe të vjella, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësi muskulore, probleme me kujtesën dhe dëmtime nervore në përdorim afatgjatë.

Në rastet më të rënda, mund të shkaktojë edhe koma ose probleme serioze me sistemin nervor.

Ky pesticid u ndalua për përdorim në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse është shumë i dëmshëm për punëtorët dhe konsumatorët e ushqimeve, mund të ndotë tokën dhe ujin, dhe është i rrezikshëm për bletët e insektet e dobishme.

Produkte që përmbajnë mbetje të këtij kimikati mund të refuzohen nga tregjet ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat