Gjykata e Tiranës ka miratuar formatin e formularit për të drejtën e ankimit të votuesve jashtë Shqipërisë të cilëve nuk u janë miratuar aplikimet për tu regjistruar në listën e zgjedhësve.
Diaspora do të ketë 2 ditë afat që të ankohet në bazë të parashikimeve ligjore në fuqi të kodit zgjedhor.
Procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u mbyll më 4 mars
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë regjistruar 365,166 kërkesa, ndërsa mbi 234 mijë janë përpunuar. Aktualisht, 18 mijë aplikime janë ende në proces shqyrtimi.
Bazuar në pjesëmarrjen e mëparshme zgjedhore, vota e diasporës pritet të përfaqësojë rreth 15% të totalit të elektoratit.