back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet112 vjet shtet/ Mesazhi i Begajt për pavarësinë

112 vjet shtet/ Mesazhi i Begajt për pavarësinë

Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!

Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar 

Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, u shpreh Begaj.

Presidenti i Republikës krah autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës vendosi kurorën me lule në vendprehjen e Ismail Qemalit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat