back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuLifestyle / Showbiz“12 vjet nga propozimi më i bukur në botë”, Vesa Luma dhe...

“12 vjet nga propozimi më i bukur në botë”, Vesa Luma dhe Big Basta rikthehen në Paris

12.12.2012 nuk ishte një datë rastësore, përkundrazi, ishte e mirëmenduar nga organizatori. Big Basta zgjodhi pikërisht këtë ditë, në qytetin e dashurisë, Paris, që t’i bënte propozimin për martesë partneres së tij, Vesa Luma.

12 vjet më parë, në kulmin e dashurisë së tyre, dy këngëtarët e përjetuan në Paris çastin më të bukur të lidhjes së tyre, që më pas do të ndryshonte tërësisht jetën.

Sot, 12 vjet më pas, Vesa dhe Big Basta janë rikthyer në të njëjtin vend me kujtime të gjalla për ditën e tyre më të bukur. Natyrisht, tani edhe me një ndryshim – me frytin e tyre të dashurisë, djalin 8-vjeçar Lian.

Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Vesa e ka ndarë këtë moment edhe me miqtë virtualë, duke kujtuar këtë moment që e ka rikthyer familjen në të njëjtin vend, 12 vjet më pas.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat