back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia143 miliardë lekë për rrugët deri në 2028/ Cilat akse do financohen?

143 miliardë lekë për rrugët deri në 2028/ Cilat akse do financohen?

Qeveria shqiptare do të rrisë ndjeshëm investimet në infrastrukturën rrugore gjatë tre viteve të ardhshme. Sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2026–2028, fondet për programin “Transporti Rrugor” do të kapin shifrën totale prej rreth 143 miliardë lekësh për periudhën katërvjeçare 2025–2028.

Vetëm për vitin 2026, shpenzimet parashikohen në 35.48 miliardë lekë, me një rritje prej 2 miliardë lekësh nga viti aktual. Tendenca rritëse vijon edhe në vitin 2027, ku fondet arrijnë në 37.95 miliardë lekë. Megjithatë, në vitin 2028 parashikohet një ulje e lehtë në 36 miliardë lekë, që gjithsesi mbetet 2.6 miliardë më shumë se në vitin 2025.

3,522 km rrugë do të mirëmbahen sipas standardeve kombëtare
Dokumenti strategjik thekson se programi i transportit rrugor synon mirëmbajtjen e 3,522 kilometrave rrugë në të gjithë territorin kombëtar. Vetëm gjatë vitit 2026, 407 kilometra rrugë do të ndërtohen, rehabilitohen, sistemohen apo asfaltohen, duke përfshirë edhe sinjalistikën rrugore të nevojshme.

Projektet madhore që do të vijojnë financimin
Financimet nga buxheti i shtetit do të shkojnë në disa nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, në përputhje me kontratat ekzistuese të formuluara me skema të miratuara financimi.

Projektet kryesore për të cilat do të vijojë financimi janë:

Rruga e Arbrit

Rruga Milot–Morinë

Segmenti Orikum–Dukat

Gjithashtu, qeveria ka parashikuar fonde për:

Zgjerimin e superstradës Tiranë–Durrës

Rikonstruksionin e aksit Tiranë–Ndroq–Plepa

Segmentet Elbasan–Lekaj dhe Elbasan–Qafë Thanë të korridorit VIII

Rrugën Berat–Ballaban

Bypass-in e Sarandës

Ky angazhim për rritjen e fondeve vjen në një kohë kur infrastruktura rrugore konsiderohet prioritet për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe përmirësimin e sigurisë rrugore në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat