back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomia15 mijë euro për frymë/ Objektiv i arritshëm apo shifër politike?

15 mijë euro për frymë/ Objektiv i arritshëm apo shifër politike?

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve pritet të arrijnë rreth 15 mijë euro në momentin që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Kështu deklaroi kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Milva Ekonomi, duke theksuar se ky parashikim mbështetet në një proces ekonomik dhe ligjor të pakthyeshëm.

Sipas saj, rritja e të ardhurave ka qenë e qëndrueshme në dekadën e fundit dhe objektivi për vitet në vijim është i matshëm dhe realist.

“Nëse në vitin 2013 të ardhurat për frymë ishin rreth 3,340 euro, në vitin 2024 ato kanë arritur në rreth 10,340 euro. Objektivi për vitin 2029 është 15 mijë euro për frymë. Ky është një synim konkret, që mund të arrihet dhe madje edhe të tejkalohet, nëse bëhet përpjekja e duhur”, u shpreh Ekonomi.

Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë rritje, sipas saj, është formalizimi i ekonomisë, veçanërisht përmes procesit të fiskalizimit, i cili ka vendosur rregulla të qarta për tregun e punës.

“Fiskalizimi e ka mbyllur me tra informalitetin. Çdo i punësuar duhet të ketë kontratë, pagë të deklaruar dhe përfitime nga sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, sipas rregullave të shtetit”, theksoi ajo.

Ekonomi nënvizoi se politikat ekonomike dhe procesi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian e kanë në qendër qytetarin dhe punën e denjë, si garanci për mirëqenie afatgjatë.

“Rritja e mirëqenies shkon paralel me garantimin e punës së denjë. Këto janë standarde që nuk kanë më kthim pas dhe që u japin qytetarëve siguri për të drejtat e tyre sot dhe në të ardhmen”, deklaroi ajo.

Sipas saj, integrimi europian nuk është vetëm proces politik, por një mekanizëm që siguron standarde më të larta jetese dhe mbrojtje sociale për qytetarët shqiptarë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat