back to top
1.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuLifestyle / Showbiz16 vite më e re se ai/ Sabri Fejzullahu tregon si e...

16 vite më e re se ai/ Sabri Fejzullahu tregon si e përballoi Nera famën e tij

Në të gjitha intervistat e tij, Sabri Fejzullahu nuk anashkalon kurrë përmendjen e mbështetjes që ka pasur nga familja gjatë karrierës së tij shumëvjeçare. Kështu ndodhi edhe së fundmi në emisionin “Canape” në T7 kur biseda u ndal te bashkëshortja e tij, Nera.

Artisti u pyet nëse ajo ishte e përgatitur për famën e tij në momentin që u njohën dhe Sabriu ndau historinë e takimit të tyre. Ai tregon se i dëshmoi asaj dashurinë për të, por i tregoi se pa artin e publikun, s’do të ishte vetja.

Kur u njohëm së pari, natyrisht ajo e re, 16 vite më e re nga unë dhe u dashurua…unë isha ndarë nga gruaja, nga nëna e Armendit dhe Adelinës edhe…ajo u dashurua, edhe unë u dashurova marrëzisht në bukurinë e saj të jashtme, por më tepër të brendshme. U dashuruam, por i thashë unë kam një zanat që në çastin e parë ty të duket uau, ky është këngëtar, adoleshenca, ajo e re, 20 vjeçe, pastaj zhgënjehesh e kur zhgënjehesh duhet të durosh e jo të të keqtrajtoj unë ty se shkoj në koncerte dhe i them dikujt ‘ta ha zemrën’, se unë jam i tillë, dhuroj duke dhënë dashuri dhe duke më dhënë të tjerët. I thashë jetën e ke të vështirë me mua. Ndonjëherë nuk jam në shtëpi kurrë, ne të dy kur të dalim thonë ‘o Sabriu, Sabriu…’, ti më sheh ky që jam unë, as jam i bukur, ky që jam, unë jam yti, unë derisa të vdes ty të dua, por pa ata unë nuk kam jetë. Pa ata unë s’isha bërë ky që ke dashuruar ti, s’jam Sabriu.

“Deri sot e kam mbështetësen më të madhe në jetë, për çdo gjë”, përmbylli këngëtari.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat