back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet19 projektligje në një seancë?/ Boçi: Kuvendi po degradohet

19 projektligje në një seancë?/ Boçi: Kuvendi po degradohet

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka kërkuar shtimin e numrit të seancave plenare në Kuvend, duke kritikuar rendin e ditës të ngarkuar me 19 projektligje në një seancë të vetme.

Gjatë fjalës së tij, Boçi akuzoi mazhorancën se po tenton “t’u hedhë hi syve shqiptarëve”, ndërsa shtoi se Kuvendi po humbet seriozitetin dhe po trajtohet në mënyrë të papërgjegjshme.

“Kjo hapësirë po bëhet pa arsye, për të mos thënë e çmendur. Janë listuar një sërë projektligjesh të rëndësishme, të përmbledhura në një seancë të vetme, gjë që është tërësisht pa arsye,” u shpreh Boçi.

Ai theksoi se mbingarkimi i seancave është i qëllimshëm dhe e cilësoi këtë praktikë si qesharake. “Të fusësh 19 projektligje në një seancë është t’u hedhësh hi syve shqiptarëve. Po e bëni Kuvendin të çmendur dhe qesharak,” deklaroi deputeti i PD-së.

Boçi rikujtoi se opozita ka propozuar më herët shtimin e seancave plenare, duke paralajmëruar se, nëse kjo praktikë vijon, Kuvendi do të humbasë kuptimin e tij. “Kjo është ta kthesh Kuvendin në kioskë: hajde, kalojmë edhe një projektligj,” përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat