Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka tre vende vakante për të cilat kanë shprehur interesin 20 kandidatë, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë për plotësimin e tyre. Seancat dëgjimore me kandidatët do të fillojnë të hënën, më 2 shkurt, në komisionin e ekonomisë.
Raportohet se në garë janë edhe tre anëtarë aktualë të Këshillit, të cilëve u ka përfunduar mandati, Luljeta Minxhozi, Violeta Staka dhe Artan Hoxha.
Kandidatë të profilit të lartë në garë
Përveç anëtarëve me mandatin e përfunduar, në listën e kandidatëve figurojnë figura të njohura në sektorin ekonomik dhe akademik, duke përfshirë, ish-zëvendësministren e Financave, Erjona Bejleri, pProfesorin Selami Xhepa, Frosela Filo, Fatmira Kola, Ingrid Konomi, Merita Bejtja, Emis Çerava, Adela Karapici, Matilda Shehu, Arben Zibri, Eni Xheko, Pajtim Melani, Sajmir Murataj, Liljana Mamadhaj, Elton Korbi, Aleksander Çavo si dhe ish-kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.



