back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniFetai: 20 përqindëshi do të largohet në momentin kur kushtetuta do të...

Fetai: 20 përqindëshi do të largohet në momentin kur kushtetuta do të hapet për përfshirjen e bullgarëve

Zv/kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai zotohet se në momentin e parë që do të hapet kushtetuta për të bërë ndryshimet e nevojshme për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, koalicioni VLEN do të bëjë maksimumin për heqjen e definimit të gjuhës shqipe në kushtetutë, si gjuha e 20 përqindëshit.

”Në nivel qendror së paku, sepse e dimë se në nivelin lokal, duhet të ngelet në fuqi për sa i përket pakicës turke në disa komuna të caktuara. Ne e kemi thënë në vazhdimësi, jemi zotuar në vazhdimësi, si Aleancë për shqiptarët si koalicion VLEN, për heqjen e 20 përqindëshit, për sa I përket gjuhës shqipe në Kushtetutë, dhe besoj se në momentin e parë që të hapet kushtetuta për t’i bërë ndryshimet e nevojshme për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, do të bëjmë përpjekje maksimale që edhe çështja e definimit 20 përqind të gjuhës shqipe në Kushtetutë të rregullohet më në fund”, tha Arben Fetai, zv. Kryeministër për Qeverisje të Mirë.

Fetai tha se grupi i punës i përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha partive të kaolicionit po punon për zgjidhjen ligjore për përfaqësimin e drejtë dhe e adekuat. Ai tha se nga java e ardhshme do të flitet për zgjidhje konkrete.

“Nga ana e koalicionit VLEN unë I prij këtij grupi punues, kemi pasur 3 takime deri më tani dhe nga java e ardhshme do të fillojmë të flasim për një zgjidhje konkrete e cila pastaj do i jepet parlamentit si përfaqësues I sovranit dhe do të ketë debat publik dhe uroj që Brenda një periudhë të shkurtër të gjejmë zgjidhjen ligjore përmes parlamentit. Pra, parimi kushtetues, më në fund pas 22 viteve do të përkthehet në një zgjidhje konkrete ligjore”, u shpreh Arben Fetai, zv. kryeministër për Qeverisje të Mirë.

Fetai tha se Qeveria e re do të punojë edhe për reformat në administratë, duke nënvizuar se pushteti aktual ka trashëguar një administratë të politizuar skajshmërisht, të strërngarkuar në numra dhe në shumë drejtime joefektive. /Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat