back to top
32.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuDrejtësia200 mijë dollarë për veshje?/ Kryemadhi nga avionët e luksit në dyert...

200 mijë dollarë për veshje?/ Kryemadhi nga avionët e luksit në dyert e SPAK-ut

Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj saj.

Pas përfundimit të seancës, Kryemadhi ndaloi për një deklaratë për mediat, ku konfirmoi se kohët e fundit ka qenë në një udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktë në Las Vegas dhe Los Anxheles, shoqëruar nga kushëriri i saj Adrian Shatku dhe këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha.

Sipas Kryemadhit, udhëtimi ishte organizuar për të festuar 10-vjetorin e vajzës së saj, një ngjarje familjare që, sipas saj, është shoqëruar me shpenzime personale të dokumentuara dhe të justifikuara.

“Kam qenë në SHBA me vajzën për ditëlindjen e saj, e shoqëruar nga disa mikesha. I jam drejtuar bankës atje për të paraqitur dokumentacionin mbi shpenzimet e mia,” tha Kryemadhi.

E pyetur për pretendimet publike se ka shpenzuar mbi 200 mijë dollarë për veshje, Kryemadhi i mohoi kategorikisht këto akuza, duke i quajtur “deklarata të pavërteta” që sipas saj janë shpërndarë nga Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë. Kryemadhi e akuzoi Blushin se “merr direktiva nga SPAK” për të ndikuar opinionin publik.

Kjo paraqitje vjen ndërsa SPAK po vijon hetimet për pasurinë, lëvizjet financiare dhe shpenzimet personale të disa zyrtarëve të lartë dhe ish-deputetëve, përfshirë dhe zonjën Kryemadhi. Hetimet kanë përfshirë kontrolle të dokumentacionit bankar, verifikime të transaksioneve dhe udhëtimeve jashtë vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat