back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosova“2024, viti i pasaportës së Kosovës”/ Kurti: Qytetarët lëvizin pa pasur nevojë...

“2024, viti i pasaportës së Kosovës”/ Kurti: Qytetarët lëvizin pa pasur nevojë të presin para ambasadave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Instagram, e ka quajtur vitin 2024 “Viti i Pasaportës së Kosovës,” duke theksuar përmirësimet e dukshme në pozitën ndërkombëtare të këtij dokumenti.

Sipas Kurtit, pasaporta e Kosovës është renditur më lart se kurrë më parë në indekset ndërkombëtare, duke u bërë një nga dhjetë pasaportat në botë me përmirësimin më të madh gjatë dekadës së fundit. Krahasuar me vitin e kaluar, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në 38 shtete më shumë.

Kurti vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës së Kosovës edhe nga shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Ai e konsideron këtë një hap drejt afrimit të Kosovës me Evropën dhe më gjerë.

Përmirësimi i lirisë së lëvizjes vlerësohet si një arritje kyçe për qytetarët e Kosovës, duke reflektuar përparimin diplomatik dhe integrimin ndërkombëtar të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat