back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"21 Janari"/ Berisha: Gazetarët morën dokumentet para se të më njoftonin mua

“21 Janari”/ Berisha: Gazetarët morën dokumentet para se të më njoftonin mua

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se do të paraqitet nesër në SPAK lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, duke e cilësuar hetimin si politik.

Berisha theksoi se nuk ka marrë ndonjë thirrje të drejtpërdrejtë, ndërsa sipas tij, Aktet e thirrjes janë keqpërdorur nga drejtuesit e institucionit, duke u shpërndarë mediave për të krijuar propagandë dhe për të mbuluar, siç pretendon ai, afërin 97 milionë euro të Ramës dhe Belinda Ballukut.

“Pa diskutim, do të shkoj nesër. Ky është një hetim politik, sepse çështja është hetuar me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë dhe nuk më është bërë ndonjë pyetje më parë,” deklaroi Berisha.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama si organizatorin kryesor të protestës së dhunshme të 21 Janarit, duke theksuar se dhuna u përdor për të synuar pushtetin, dhe jo për arsye ligjore. Berisha e përshkroi atë si protestën më të dhunshme në historinë e vendit, me qindra gurë dhe eksplozivë të hedhur ndaj forcave të sigurisë.

“Do t’i bëj gjyqin publik Edi Ramës dhe të gjithë atyre që janë përgjegjës për dhunën e 21 Janarit,” tha Berisha, duke paralajmëruar një angazhim publik dhe politik në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat