back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet22 milionë dollarë?/ Cila është fatura që do të paguajë Berisha për...

22 milionë dollarë?/ Cila është fatura që do të paguajë Berisha për konsulentin e Trumpit

Sot  kreu i PD-së Sali Berisha ka njoftuar se Christopher LaCivita një konsulenti politik, i atashuar pranë presidentit Trump, për të cilin punoi në zgjedhjet e nëntorit 2024 do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike.

LaCivita ka një karrierë të gjatë në SHBA dhe është i njohur për pagesat e majme.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale, siç ka shkruar më herët The Economic Time, ai fitoi 22 milionë dollarë për punën që kreu në shërbim të Trump.

Kur është puna te Trump nuk është se bën përshtypje se sa kushton, pasi është një nga njerëzit më të pasur në Amerikë, por kur përmendet Shqipëria dhe një parti politike që flet ditë e natë për krizë ekonomike, atëherë është çmenduri.

Pyetja është se sa do t’i kushtojë Berishës, konsulenti i Trumpit, 22 milionë dollarë, më shumë apo më pak dhe cili është burimi i parave.

Lideri opozitar, Sali Berisha në kofenrencën e sotme, ku në krah të tij ishte edhe i hetuari për Gërdecin Fatmir Mediu, nuk foli asnjë fjalë për pagesën e konsulentit të Trumpit.

Ai  theksoi lidhjen mes PD-së dhe vlerave konservatore, duke përshkruar bashkëpunimin e Chris LaCivita me PD-në si një zgjedhje të natyrshme për shkak të mbrojtjes së këtyre vlerave. Berisha tha se, pavarësisht presioneve të jashtëzakonshme nga e majta radikale dhe ndikimeve të Xhorxh Sorosit, PD dhe opozita shqiptare qëndruan të pamposhtura në mbrojtjen e parimeve konservatore dhe pluralizmit politik.

Berisha ka akuzuar regjimin e tanishëm të Edi Ramës, duke për përdorimin e drejtësisë si një armë për të shuar opozitën dhe për të mundësuar instalimin e një regjimi të bazuar në korrupsion dhe krim. Kryedemokrati, Sali Berisha tha se, përkundër këtyre presioneve, PD dhe opozita kanë mbështetur Partinë Republikane në fushatën e fundit të Trump, duke e konsideruar atë një fitore të rëndësishme jo vetëm për SHBA, por edhe për botën.

Kryetari i PD, Sali Berisha gjithashtu tha se PD mbështet vlerat konservatore të shpallura nga Chris LaCivita dhe është optimist për programin që do të shpëtojë Shqipërinë, duke përmendur fitoren e Trump si një mrekulli që ka ndikim global.

Berisha shtoi se ky është vetëm fillimi i një fushate që do të kthejë Shqipërinë në një rrugë më të ndritur, të mbështetur në shpresë, të ardhme, ligj dhe zhvillim./E.S

https://economictimes.indiatimes.com/news/international/us/donald-trumps-campaign-manager-chris-lacivita-pocketed-a-whopping-22-million-from-his-work-ex-president-livid-on-the-leak-to-media/articleshow/114957918.cms?from=mdr

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat