back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësia220 mijë dollarë për diskreditim/ A duhet të hetohet lobimi i Veliajt...

220 mijë dollarë për diskreditim/ A duhet të hetohet lobimi i Veliajt në SHBA?

Sipas raporteve mediatike, studio të lidhura me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, kanë paguar rreth 220 mijë dollarë për shkrime, raporte, e-maile dhe takime që synonin të sulmonin drejtësinë shqiptare, veçanërisht SPAK-un. Objekt i sulmeve ishte prokurori Ols Dado, i cili së bashku me Altin Dumanin po hetojnë një dosje që lidhet me Veliajn.

Veliaj është përballur me akuza për shpërdorim detyre, keqpërdorim fondesh publike dhe ndërhyrje të paligjshme në procedurat e tenderimeve, çështje që po hetohen nga organet e drejtësisë. Sipas raportimeve, aktiviteti i lobimit në SHBA ishte i orientuar drejt diskreditimit të prokurorit Ols Dado, që po ndjek hetimet ndaj tij, me qëllim të ndalimit ose pengimit të procesit hetimor.

Shuma e parave të përdorura dhe forma e pagesave ngre pyetje serioze mbi burimin e fondeve, të cilat po prezantohen si shërbime konsulence. Pavarësisht emërtimit të tyre, përdorimi i këtyre fondeve për të influencuar hetimet gjyqësore krijon shqetësime ligjore dhe etike.

Në këtë kontekst, lind pyetja e rëndësishme. A duhet të hetohet burimi i parave? Çdo aktivitet që përdor fonde private për të ndikuar në hetime dhe për të sulmuar organet e drejtësisë duhet të jetë nën hetim rigoroz. Sqarimi i burimit të fondeve është thelbësor për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një praktikë të zakonshme konsulence apo me një tentativë për të shmangur përgjegjësinë penale./ETLEVA SKONJA

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat