back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia25 pasuri të bllokuara,16 apartamente dhe llogari bankare/ Çifti Malltezi kërkojnë lirimin...

25 pasuri të bllokuara,16 apartamente dhe llogari bankare/ Çifti Malltezi kërkojnë lirimin e tyre

Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë depozituar kërkesë për lirimin e pasurive të tyre, të bllokuara për llogari të dosjes “Partizani”.

Kërkesa penale, me objekt “kthim sendi të sekuestruar”, do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e dosjes, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.

Sekuestrimi i pasurive u vendos pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, me kërkesë të SPAK, dhe përfshinte gati 25 pasuri, nga të cilat 16 apartamente, disa llogari bankare dhe kuotat e tij në disa shoqëri tregtare.

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sekuestros për të parandaluar shmangien e pasurive në kuadër të hetimeve të dosjes që lidhen me akuzat e korrupsionit dhe ndikimit të mundshëm në procedura të ndryshme ekonomike dhe publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat