Gjykata e Fierit ka dhënë dënimin me 25 vite burg për Xhevahir Veizin, i cili akuzohej për abuzim seksual me një të mitur në qytetin e Lushnjës. Viktima ka qenë një vajzë 12-vjeçare në kohën e ngjarjes, që ndodhi gjatë vitit 2023.
Veizi u arrestua në flagrancë më 13 janar 2023 në një banesë me qira në Lushnjë. Gjatë kontrollit në shtëpi, autoritetet gjetën edhe dy krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.
Hetimi ndaj tij filloi për veprat penale:
“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”
“Shfrytëzim prostitucioni”
“Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
Gjykata ka vlerësuar provat e paraqitura dhe ka vendosur këtë dënim të rëndë për shkeljen e rëndë të të drejtave të një të miture dhe posedimin e paligjshëm të armëve.
Njoftimi i plotë i Prokuroririsë së Fierit:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg Xhevahir Veizin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.26, datë 13.01.2023, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenet 100, 114 dhe 278/2 të Kodit Penal, rezultoi e provuar se, shtetasi Xh. V, duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin, e ka ftuar në banesë të miturën dhe mandej ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të.
Në kuadër të këtij procedimi i pandehuri Xh.V u arrestuar në flagrancë më datë 12.01.2023.
Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim të pandehurin Xh.V, për veprën penale “Marrëdhënieseksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal. Ndërkohë, për veprat e tjera është ndarë procedimi penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.