back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia2600 biznese, në treg të lirë energjie/ Apeli i Entit Rregullator: Gjeni...

2600 biznese, në treg të lirë energjie/ Apeli i Entit Rregullator: Gjeni dhe kontraktoni furnizuesin tuaj

Ola Mitre

Enti Rregullator i Energjisë ka apeluar bizneset që kanë plotësuar kriteret për të dalë në tregun e liberalizuar të energjisë, të gjejnë dhe kontraktojnë furnizuesin e tyre të energjisë. Kërkesa vjen në një kohë kur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se nga 1 janari 2025 rreth 2600 biznese që janë të lidhur në tensionin 10 kV dalin në tregun e lirë të energjisë, duke zgjedhur vetë furnizuesin e tyre.

Sipas ERE-s, furnizuesi duhet të jetë një nga subjektet e licencuar në këtë aktivitet, sipas listës që gjendet në faqen online të këtij dikasteri. Gjithashtu, konsumatorët që tashmë janë në tregun e lirë të energjisë mund të aksesojnë platformën e krahasimit të çmimeve, që është ndërtuar nga ERE për të paraqitur ofertat e çmimeve që ofrohen nga furnizuesit. 

Ndërkaq, ERE sjell në vëmendje se për një periudhë 60-ditore bizneset që kanë dalë në treg të lirë mund të furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit me një çmim të rregulluar, duke siguruar që energjia të mos u ndërpritet.

Dalja në tregun e lirë për 2600 biznese pasoi atë të vitit të kaluar me liberalizimin e rreth 2100 bizneseve të lidhur në tensionin 20 kV, ndërsa më herët u shkëputën edhe bizneset e lidhur në tensionin 35 kV.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat