back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet3 milionë euro pasuri e sekuestruar/ Noterja e luksit drejton gishtin nga...

3 milionë euro pasuri e sekuestruar/ Noterja e luksit drejton gishtin nga ish-bashkëshorti

Pasuri me vlerë 3 milionë euro i janë sekuestruar noteres Sanja Telhallari, pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës të drejtuara nga prokurori Ndini Tavani.

Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2013-2024, 35-vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, që përfshijnë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në një prej komplekseve më elitare të kryeqytetit.

Prokuroria ka evidentuar gjithashtu se Telhallari ka investuar edhe në makina luksoze dhe sende të tjera me vlerë, të cilat sipas hetuesve, nuk justifikohen nga të ardhurat e saj si notere. Luksin dhe stilin e jetesës, ajo nuk ka ngurruar ta publikojë shpesh edhe në rrjetet sociale.

Dyshimet për lidhjen me ish-bashkëshortin

Nga hetimet rezulton se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjet dyshohet se kanë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, Klodian Porja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai është dënuar për disa vepra të rënda penale, mes tyre edhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.

Në një intervistë për Top Channel, noterja Telhallari ka deklaruar se vijon normalisht punën në zyrën e saj noteriale dhe se do të shprehet vetëm kur të flasin gjykata dhe prokuroria. Ajo theksoi se e shkuara e bashkëshortit nuk ka lidhje me të, ndërsa të ardhurat e saj si notere i konsideron të gjitha të ligjshme.

Pavarësisht se ndaj saj rëndojnë dyshime për pasuri të pajustifikuara, këtë të hënë noterja 35-vjeçare është paraqitur si zakonisht në zyrën e saj në Tiranë, duke pritur dhe përcjellë klientë.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa prokuroria do të kërkojë konfirmimin e sekuestrimit nga Gjykata.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat