back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuLifestyle / Showbiz3 në 4 adoleshentë flasin çdo ditë me shokë virtualë

3 në 4 adoleshentë flasin çdo ditë me shokë virtualë

Adoleshentët amerikanë po krijojnë shoqëri të reja jo me njerëz realë, por me inteligjencën artificiale. Një raport i ri nga organizata Common Sense Media zbulon se 3 në 4 adoleshentë në SHBA, të moshës 13 deri në 17 vjeç, kanë komunikuar të paktën një herë me një “mik virtual” të krijuar nga IA.

Ky alarm vjen pak ditë pas lançimit të Grok, inteligjencës artificiale të Elon Musk, e projektuar për të krijuar miq virtualë që zhvillojnë biseda, japin këshilla, krijojnë ndërveprime miqësore apo edhe romantike – një hap që po konsiderohet i rrezikshëm sidomos për të miturit. Sipas raportit, më shumë se 50% e adoleshentëve komunikojnë çdo ditë me këta “shokë artificialë”, ndërsa 25% e tyre kanë pranuar se ndajnë edhe sekretet personale me ta.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo prirje mund të ndikojë seriozisht në mënyrën se si të rinjtë ndërtojnë marrëdhënie, duke ndikuar në shëndetin e tyre mendor, mënyrën e komunikimit dhe lidhjen me realitetin social.

Megjithatë, lajmi i mirë është se, pavarësisht këtij përdorimi masiv, rreth 80% e adoleshentëve thonë se ende preferojnë të kalojnë kohë me miqtë e tyre të vërtetë. Një tregues ky se realiteti, ndonëse gjithnjë e më shumë digjital, ende nuk e ka humbur tërësisht kontaktin me njerëzoren.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat