Në një intervistë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, shprehu shqetësimin se partia e tij nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të kryer aktivitetet e saj opozitare.
Por, moderatorja Erla Mëhilli, i ka thënë Bylykbashit, se partia ku bën pjesë ai, ka shpenzuar 30 mijë euro për një protestë në Strasburg.
Protesta u organizua disa kohë më parë për të kërkuar lirimin e kreut të PD-së, Sali Berisha nga arresti shtëpiak.