back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte/ Berisha: Si u pasurua Balluku?

300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte/ Berisha: Si u pasurua Balluku?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar hetimet që lidhen me zv/kryeministren Belinda Balluku, duke deklaruar se të dhënat e bëra publike deri më tani përbëjnë vetëm “majën e ajsbergut” të asaj që ai e cilësoi si një aferë të madhe korrupsioni.

Gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Manzë, Berisha pretendoi se Balluku ka përfituar pasuri të konsiderueshme përmes dhënies së lejeve të ndërtimit, duke marrë në këmbim apartamente në objektet që autorizoheshin për ndërtim.

Sipas tij, skema konsistonte në dhënien e lejeve për ndërtim, ndërsa përfitimi realizohej përmes marrjes së kateve apo apartamenteve në këto ndërtesa.

“Këto që kanë dalë deri tani janë vetëm maja e ajsbergut. Kur dëgjoni që Lubi Balluku ka 300 apartamente të vjedhura, e dini si i merrte? I jepte rrugën njërit pa ta ndërtuar, jepte leje ndërtimi dhe i thoshte që katet e sipërme ishin të sajat. Paratë i ke tek rruga, u thoshte”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se, ndërkohë që sipas tij qytetarët përballen me vështirësi ekonomike, zyrtarë të lartë qeveritarë kanë përfituar pasuri të mëdha.

“Pensionistët nuk merrnin dot ilaçet, numëronin kafshatën, ndërsa ajo me 300 apartamente, 15 supermarkete, 2 jahte”, u shpreh kryedemokrati.

Në vijim të akuzave, Berisha përfshiu edhe kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se pasuritë e tij janë shumëfish më të mëdha.

“Po Rama sa ka, mendoni ju? Ju jap fjalën e nderit që ka 20-fishin e tyre”, deklaroi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat