back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetBota“31 agjentë për t’i ruajtur, qesharake”/ Trump u heq mbrojtjen e Shërbimit...

“31 agjentë për t’i ruajtur, qesharake”/ Trump u heq mbrojtjen e Shërbimit Sekret dy fëmijëve të rritur të Joe Biden

Presidenti amerikan Trump njoftoi se fëmijët e rritur të ish-presidentit Joe Biden nuk do kenë më mbrojtje nga Shërbimi Sekret i SHBA-së.

Në një postim të Truth Social, Trump vuri në dukje se Hunter Biden ka marrë mbrojtje të Shërbimit Sekret për një “periudhë të zgjatur kohore”.

“Ka 18 persona në këtë ekip, që është qesharake” shkroi Trump.

“Urdhi hyn në fuqi menjëherë, Hunter Biden nuk do marrë më mbrojtje nga Shërbimi Sekret”, shkruan ai.

Edhe Ashley Biden, motrës së Hunter Biden, do t’i hiqet mbrojtja e Shërbimit Sekret. Trump vuri në dukje se 13 agjentë ishin caktuar për sigurinë e saj.

“Ne jemi të vetëdijshëm për vendimin e presidentit për të ndërprerë mbrojtjen për Hunter dhe Ashley Biden”, tha Shërbimi Sekret për Fox News.

“Shërbimi Sekret do zbatojë urdhrin dhe po punon në mënyrë aktive me detajet e e fundit dhe Shtëpinë e Bardhë për të siguruar pajtueshmërinë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Ish-presidentët dhe bashkëshortet e tyre marrin mbrojtje të përjetshme nga Shërbimit Sekret sipas ligjit federal, por mbrojtja e ofruar për familjarët e tyre të ngushtë mbi moshën 16 vjeçare përfundon kur ata të lënë detyrën, megjithëse si Trump ashtu edhe Biden zgjatën shërbimin për fëmijët e tyre për gjashtë muaj para se të largoheshin nga detyra, raportoi Associated Press.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat