back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 3 Qershor, 2025
spot_img
KreuSporti4 vota bënë diferencën, FIFA “shpërblen” Vinicius/ Braziliani fiton “The Best”

4 vota bënë diferencën, FIFA “shpërblen” Vinicius/ Braziliani fiton “The Best”

Nuk arriti të fitonte “Topin e Artë”, madje nuk ishte as i pranishëm në ceremoni, duke e braktisur së bashku me klubin e Realit, por siç ndodh shpesh, nëse nuk fiton “Topin e Artë” fiton FIFA “The Best”, kështu ndodhi edhe me Vinicius jr. Me 48 vota, sulmuesi brazilian u shpall fitues duke lënë pas në këtë garë pikërisht atë që i rrëmbeu “Topin e Artë”, Rodrin. Mesfushori i Man.City mori katër vota më pak.

Në podiumin e lojtarëve më të votuar, ashtu si në “Topin e Artë” ishte Jude Bellingham me 37 vota. Në listën e lojtarëve më të votuar gjejmë edhe emra si Carvajal, Yamal etj. Interesat është fakti se mes lojtarëve të votuar ishte edhe Leo Messi, me legjendën argjentinase që mori 25 vota duke u renditur në vendin e 6-të.

Trajneri Sylvinho votoi Vinicius si zgjedhje të parë, ndërsa votat e tjera shkuan për Rodrin dhe Bellingham, ndërsa kapiteni Gjimshiti votoi Toni Kroos si zgjedhje të parë, i ndjekur nga Vinicius dhe Rodri.

Me trofeun në duar, fitues i FIFA “The Best”, Vinicius nuk i fshehu emocionet: “Kur isha fëmijë dukej e pamundur të vija këtu. Kam parë me sy varfërinë dhe krime, por u tregova i zoti të arrija deri këtu, kjo është shumë e rëndësishme për mua. Dua t’i falënderoj të gjithë për këtë çmim. Dua të luaj me Real Madrid edhe për shumë kohë, por dua të falënderoj edhe Flamengon pasi nga aty nisi gjithçka”, u shpreh ndër të tjera Vinicius.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat