back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomia40 milionë euro nga lojërat e fatit/ Tabaku vë në pikëpyetje buxhetin...

40 milionë euro nga lojërat e fatit/ Tabaku vë në pikëpyetje buxhetin 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, duke vënë në pikëpyetje modelin ekonomik që qeveria ka përzgjedhur dhe që mbështetet kryesisht tek sektori i ndërtimit.

Ajo gjithashtu kritikoi parashikimin e qeverisë për të ardhurat nga lojërat e fatit, të cilat janë vlerësuar në 40 milionë euro, dhe kërkoi sqarime për bazat e këtij parashikimi.

Fjala e Deputetes Jorida Tabaku:

E shoh me shqetësim modelin e rritjes ekonomike dhe të ardhurave që keni parashikuar në këtë projektbuxhet. Nuk shoh asnjë stimulim ekonomik mbi ekonominë dhe më mbetet e paqartë se si planifikoni t’i arrini këto të ardhura. Rritja ekonomike e vendit është mbështetur vetëm në sektorin e ndërtimit, i cili nuk ka sjellë ndikim zinxhir tek sektorët e tjerë.

Qeveria ka premtuar që taksa e Ëindfall do të shkojë për rritjen e pensioneve, duke u bazuar në të ardhurat ekstra nga kriza e çmimeve të energjisë. Ku jemi me mbledhjen e kësaj takse dhe për çfarë është përdorur ajo?

Një tjetër shqetësim është parashikimi prej 40 milionë euro nga të ardhurat e lojërave të fatit. Cilat janë bazat për këtë rritje të pretenduar?

Ju përsëritni integrimin europian, por na mungon një agjendë e qartë e reformave ekonomike. Qeveria flet për këtë agjendë, por nuk e ka publikuar ende. A ekziston vërtet ky plan dhe përse mbahet i fshehur, kur disa pjesë janë në konsultim publik?

Fatkeqësisht, nuk ka asnjë politikë fiskale për të lehtësuar bizneset nga barra rregullatore. Si do t’i japim liri sektorit privat kur mungon çdo iniciativë për de-rregullim? Në fakt, janë bërë 217 ndryshime në ligjin për procedurat fiskale për vetëm 117 nene.

Gjithashtu, keni parashikuar rritjen e TVSH-së si pasojë e inflacionit dhe rritjen e sigurimeve shoqërore nga rritja e pagës minimale, që do të sjellë 60 milionë euro. Ndërkohë, lufta ndaj informalitetit do të sjellë vetëm 15 milionë euro më shumë. Pra, si do t’i rrisni pensionet që pretendoni?

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat