back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 9 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK godet fort/ 45 milionë euro dhe kriptomonedha të bllokuara, 445 persona...

SPAK godet fort/ 45 milionë euro dhe kriptomonedha të bllokuara, 445 persona nën hetim

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar raportin e saj vjetor për vitin 2025, duke nxjerrë në pah një rritje të ndjeshme të aktivitetit proaktiv në hetimet penale dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një nga pikat më të theksuara të raportit është bllokimi i pasurive dhe kriptomonedhave, ku thuhet se janë bllokuar mbi 45 milionë euro pasuri dhe kriptomonedha gjatë vitit 2025.

Sipas raportit, SPAK ka ndërmarrë masa konkrete për forcimin e rolit aktiv të prokurorit, përmirësimin e cilësisë së hetimeve dhe ndjekjen penale të veprave penale më të rënda që kërcënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Nga 294 procedime penale të reja të regjistruara gjatë vitit 2025, 109 hetime janë nisur kryesisht nga SPAK, duke përfaqësuar 37% të totalit, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2024, kur kjo vlerë ishte vetëm 19.8%. Ky tregues tregon një angazhim më të madh për të ushtruar një rol proaktiv dhe jo vetëm për të reaguar ndaj referimeve të institucioneve të tjera.

Lufta kundër korrupsionit në nivele të larta ka përfshirë 27 procedime penale, me 30 persona nën hetim ose të pandehur, duke përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë. Hetimet janë zhvilluar sipas standardeve profesionale, me qëllim dërgimin e rasteve të mbështetura në prova solide në gjykatë.

Sa i përket hetimeve financiare, SPAK ka konsoliduar praktikën e kryerjes së hetimit financiar krahas hetimit penal. Në vitin 2025 janë regjistruar 13 procedime pasurore dhe janë trajtuar 18 referime të tjera, duke u fokusuar në subjekte që bien nën ligjin nr. 10192, për masat parandaluese kundër pasurisë.

Në fushën e krimit të organizuar, janë hetuar gjithsej 261 procedime penale me 445 persona nën hetim, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar me shtetet anëtare të BE-së dhe partnerë strategjikë për goditjen efektive të strukturave kriminale.

Vepra penale lidhur me zgjedhjet kanë qenë gjithashtu një prioritet, me 70 procedime penale dhe 27 persona nën hetim. Për zgjedhjet e vitit 2025 janë regjistruar 46 procedime me 9 persona nën hetim, ndërsa 24 procedime lidhen me zgjedhjet e viteve të mëparshme me 18 persona nën hetim. Hetimi i këtyre rasteve është trajtuar me prioritet, me synimin e garantimit të integritetit të proceseve zgjedhore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat