back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / Showbiz5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin këtë verë

5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin këtë verë

1. Formentera, Spanjë
Një perlë mesdhetare e fshehur pranë Ibizës, Formentera është perfekte për pushime me miqtë apo familjen. Me plazhe si Ses Illetes e Cala Saona, dhe ujëra të pastër si kristali, ishulli ofron një atmosferë të relaksuar dhe natyrë të paprekur. Ecni me biçikletë ose me skuter dhe shijoni një “chiringuito” buzë detit nën rrezet e diellit.

2. Ishujt Bréhat, Francë
Afër bregut të Bretanjës, këta ishuj janë një arratisje perfekte për ata që kërkojnë qetësi absolute. Pa makina, me kopshtari të harlisur dhe plazhe të izoluara, Bréhat është destinacioni ideal për të harruar ritmin e vrullshëm të qytetit dhe për të marrë frymë mes natyrës.

3. Knokke-Heist, Belgjikë
Një zgjedhje ndryshe për pushime bregdetare! Knokke është bërë i njohur edhe përmes serialit “Knokke Off” në Netflix. Bregdeti belg ofron jo vetëm 67 km plazhe dhe duna rëre, por edhe kombinimin perfekt mes artit, kulturës dhe gastronomisë lokale.

4. Lagos, Portugali
Në zemër të Algarve-s, Lagos është vendi ku natyra takon aventurën. Rrugëtoni drejt plazheve si Praia do Camilo, Dona Ana apo shpella mbresëlënëse Benagil. Merrni me qira një makinë dhe eksploroni çdo cep të kësaj zone të mrekullueshme me verë të shkëlqyer dhe ushqim të shijshëm.

5. Folegandros, Greqi
Pak i njohur, por thjesht magjik! Folegandros është oazi romantik për çiftet që duan të qëndrojnë larg turizmit masiv. Me plazhe të paprekura, fshatra autentikë dhe kuzhinë të jashtëzakonshme greke, ky ishull është një nga sekretet më të bukura të Egjeut. Perfect për pushime relaksuese me panoramë që të lë pa frymë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat