back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitet5 kandidatët për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së/ Emrat

5 kandidatët për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së/ Emrat

Zbardhen emrat për kandidatë si kryetarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Teksa Komisioni i Medias po zhvillon dëgjesat në Kuvend me 68 kandidatët për 11 vendet vakante të anëtarëve të Këshillit, gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, informon se tani ka edhe 5 emra që garojnë për kryetarë.

Mes tyre bie në sy ai i ish-nëndrejtorit dhe drejtorit të komanduar të RTSH-së, Martin Leka.

Emrat e tjerë janë ata të Alfred Dalipit, Helidon Halitit, Thanas Gogës dhe Fatjon Hoxhallit.

Ai që do të fitojë garën, do të zëvendësojë ish-kryetarin Leka Bungo.

Këshilli Drejtues i RTSH-së me 11 anëtarë dhe kryetarin e tij u shkarkua nga Parlamenti pas shkeljeve të gjetura në procesin e konkurrimit për drejtor të RTSH-së.

Kandidatët për kryetar:
-Martin Leka
-Alfred Dalipi
-Helidon Haliti
-Thanas Goga
-Fatjon Hoxhalli

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat