back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet57 pyetje për Dumanin, 25 për Çelën/ Opozita gati “të bombardojë”...

57 pyetje për Dumanin, 25 për Çelën/ Opozita gati “të bombardojë” krerët e drejtësisë

Opozita ka 57 pyetje në total të depozituara paraprakisht në Kuvend ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, do të raportojnë sot punën vjetore në Kuvend pas raportimeve në komisionin e posaçëm të Ligjeve.

Jorida Tabaku kryeson listën me 8 pyetje për Dumanin, ndjekur nga Flamur Noka me 7 pyetje. 6 pyetje janë përgatitur nga Tedi Blushi, Luan Baçi. Ndërkohë Sali Berisha nuk ka përgatitur asnjë pyetje për asnjë prej përfaqësueseve që do të raportojnë.

Deputetët ka nisur një sherr në sallë, pasi opozita kërkon që përveç pyetjeve të depozituara, të drejtojnë dhe pyetje me gojë, kërkesë kjo që është kundërshtuar nga mazhoranca me argumentimin se kjo është një tendencë për të intimiduar titullarët institucionalë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat