back to top
29.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitet6 kandidatët e vetëm nga lista e hapur e PD që do...

6 kandidatët e vetëm nga lista e hapur e PD që do të futen në Kuvend

Partia Demokratike ka arritur të marrë vetëm në 6 qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura, mandate për në Kuvend nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Qarqet e vetme ku demokratët kanë shkuar përtej listës së mbyllur janë Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Lezha dhe Kukësi, pa përjashtuar ndonjë surprizë që mund të vijë nga votat e diasporës.

Në Tiranë duket se mandatin e vetëm nga lista e hapur do e marrë Jorida Tabaku, e cila aktualisht ka një diferencë prej 1 mijë votash nga Ilir Alimehmeti, edhe pse nuk janë numëruar të gjitha kutitë.

Në Durrës, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton ish-prokurori Arian Ndoja me 8125 vota personale, i cili do të marrë mandatin.

Ai ndiqet në qarkun bregdetar nga Aulon Kalaja me 7057 vota dhe Andia Ulliri me 5174 vota.

Në Shkodër, kandidati më i votuar nga lista e hapur që do të bëhet deputet është Bardh Spahia, i cili ka arritur të marrë 9414 vota, teksa ndiqej nga Ted Kopliku me 6148 vota.

Në Korçë, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton Fidel Kreka me 6523 vota personale, i cili pritet të futet në Kuvend, teksa ai ndiqet nga Kristiano Koçibelli me 5213 vota.

Në Lezhë, kandidati më i votuar nga lista e hapur dhe që do të marrë mandatin e deputetit rezulton Gjin Gjoni me 8873 vota personale, teksa pas tij si më i votuari nga demokratët në këtë qark është Kastriot Piroli me 5632 vota.

Në Kukës, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton Shkëlqim Shehu me 7493 vota persona, i cili nëse nuk ka supriza nga votat e diasporës, pritet të marrë mandatin e deputetit.

Kjo për shkak se ai ka një deferencë të ngushtë me Isuf Çelajn, i cili ka marrë 7060 vota personale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat