back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia6 km të parë të superstradës Tiranë-Durrës hapen në fund të vitit

6 km të parë të superstradës Tiranë-Durrës hapen në fund të vitit

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të premte përmes një postimi në rrjetet sociale se në fund të këtij viti do të hapen për qarkullim 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës.

Rama shkruan se punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa hapja e këtij segmenti do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve dhe do t’i sigurojë kryeqytetit një hyrje dinjitoze.

“Po vijon gjithashtu puna për elementët e tjerë të projektit, me qëllim që të përfundohet e gjithë kjo vepër shumëpritur,” shkruan kryeministri Rama.

Superstrada Tiranë-Durrës, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të vendit, pritet të përmirësojë ndjeshëm trafikun dhe transportin në aksin kryesor mes kryeqytetit dhe portit të Durrësit, duke zvogëluar kohën e udhëtimit dhe rritur sigurinë rrugore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat