back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitet6 milionë dollarë për “non grata”/ Gjurmët e parave dhe pyetjet pa...

6 milionë dollarë për “non grata”/ Gjurmët e parave dhe pyetjet pa përgjigje

Etleva Skonja

Një shifër e rrallë për politikën shqiptare, 6 milionë dollare. Kaq pretendohet se janë shpenzuar nga rrethi i Sali Berishës për të bindur Uashingtonin që të tërheqë vendimin e majit 2021, me të cilin ish-kryeministri u shpall “non grata” për korrupsion dhe minimin e proceseve demokratike.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një fjalimi në Vlorë në prill 2025, e përmendi publikisht shifrën, duke e quajtur “të jashtëzakonshme” dhe duke ngritur pyetjen se nga erdhën këto para. Rama e krahasoi shumën me kontratat e mëparshme të lobimit, duke theksuar se “Lulzim Basha u bë leckë për 500 mijë euro, ndërsa këta paguajnë 6 milionë”.

Çfarë dihet për kontratën e lobimit

Burime pranë Partisë Demokratike thonë se paratë janë përdorur për kontrata lobimi në SHBA, përmes kompanive të specializuara në marrëdhënie qeveritare. Sipas tyre, gjithçka është bërë “në mënyrë transparente dhe ligjore”, ndërsa një pjesë e fondeve pretendohet se ka ardhur nga një fondacion shqiptar-amerikan.

Por ligji shqiptar për financimin e partive politike ndalon qartë financimin nga subjekte të huaja, ndërsa institucionet shqiptare ende nuk kanë bërë publik asnjë raport zyrtar mbi burimin e plotë të shumës.

Përfshirja e SPAK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur verifikime për origjinën e fondeve dhe mënyrën e pagesës, për të parë nëse kemi të bëjmë me pastrim parash apo shkelje të ligjit për financimin politik. Deri më sot nuk ka një akt formal akuzues, por hetimi paraprak vijon në bashkëpunim me autoritetet bankare dhe ato të kontrollit financiar.

Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, në vend që të sinjalizojë një ndryshim, konfirmoi vendimin ndaj Berishës. Në praktikë, kjo do të thotë se pavarësisht lobimit milionësh, qëndrimi i Uashingtonit mbetet i pandryshuar.

Pikat e errëta të çështjes

Nuk dihet nëse 6 milionë dollare janë paguar në tërësi apo janë vetëm shuma e kontraktuar.

Burimi i saktë i parave nuk është bërë publik.

Nuk ka të dhëna mbi kompanitë specifike të lobimit dhe përmbajtjen e kontratave të tyre.

Ende nuk ka një hetim të plotë parlamentar mbi këtë çështje.

Afera e 6 milionë dollareve për “non grata” mbetet një nga historitë më të errëta dhe të pazbardhura të politikës shqiptare, qe u perfol në prag të zgjedhjeve të 2025-s. Me hetimin e SPAK në vazhdim dhe me SHBA që nuk lëviz nga qëndrimi i saj, kjo çështje rrezikon të kthehet në një precedent të rëndë mbi mënyrën se si përdoren fondet e mëdha për të ndikuar në vendime politike ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat