back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuDrejtësia6 të përjashtuar nga gara për kreun e BKH-së/ SPAK filtron kandidaturat

6 të përjashtuar nga gara për kreun e BKH-së/ SPAK filtron kandidaturat

Procesi për përzgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka hyrë në një fazë të re eliminimi, pasi 6 nga 13 kandidatë janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve dhe dokumentacion të paplotë.

Sipas burimeve pranë SPAK, eliminimi i këtyre kandidatëve vjen pas verifikimit administrativ të dokumenteve të dorëzuara, proces i cili ka nxjerrë në pah mangësi të konsiderueshme në aplikimet e shumicës.

SPAK shtyu afatin për aplikime  vetëm dy kandidatë me dosje të rregullta në fillim
Kujtojmë se SPAK ishte i detyruar të shtynte afatin e aplikimeve deri më 24 qershor, për shkak të parregullsive në dokumentacionin e 11 prej 13 aplikantëve fillestarë. Vetëm dy kandidatë kishin përmbushur të gjitha kriteret dhe kishin dorëzuar dokumentacionin sipas kërkesave të përcaktuara.

Kush janë 13 emrat që u regjistruan në garë?

Lista fillestare për postin e drejtuesit të BKH-së përfshinte emrat:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Astrit Halilaj

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Haki Çako

Joni Keta

Maoricio Sheldija

Marinela Pilinçi

Miklovan Kanani

Nevrus Ndregjoni

Emrat e 6 kandidatëve të përjashtuar ende nuk janë bërë publikë zyrtarisht, ndërsa pritet që SPAK të publikojë listën përfundimtare të aplikantëve që kalojnë në fazën tjetër të përzgjedhjes, e cila përfshin verifikimin e thelluar të figurës dhe intervistimin.

Kreu aktual i BKH-së, Aida Hajnaj, përfundoi mandatin e saj dhe nuk ka aplikuar për një mandat të dytë. Pozicioni i kreut të BKH-së konsiderohet vendimtar për funksionimin e hetimeve të nivelit të lartë, në kuadër të drejtësisë së re kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat