back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia660 mln lekë për Allajbeun/ OBP rrëzon ofertën 120 mln lekë më...

660 mln lekë për Allajbeun/ OBP rrëzon ofertën 120 mln lekë më të ulët

Evita Sh.p.k, kompania në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut, ka fituar një tjetër tender të rëndësishëm nga buxheti i shtetit për shëndetësinë. Në procedurën e zhvilluar nga Operator i Blerjeve të Përqendruara (OBP) për pajisje të shërbimit të kardiokirurgjisë, me vlerë totale afro 750 milionë lekë, fitues u shpall Evita, ndonëse nuk ofroi çmimin më të ulët.

Në garë mori pjesë edhe kompania tjetër Montal Sh.p.k, e cila paraqiti një ofertë dukshëm më të ulët – rreth 540 milionë lekë, pra 120 milionë lekë më pak se Evita. Por, pavarësisht kësaj, OBP e skualifikoi me argumentin se “nuk përmbush specifikimet teknike” të kërkuara në tender.

Fituesi Evita Sh.p.k ofroi rreth 660 milionë lekë, një diferencë e konsiderueshme në krahasim me rivalin. Tenderi përfshin furnizimin e shërbimit të kardiokirurgjisë me age dhe pajisje të tjera të domosdoshme për ndërhyrjet kirurgjikale kardiake.

Sipas dokumenteve të publikuara, kompania e skualifikuar ka afat deri më 23 dhjetor për të paraqitur ankimim ndaj vendimit të OBP-së.

Kompania Evita e Allajbeut ka fituar edhe më herët tendera dhe koncesione të tjera të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, duke ngritur debate të vazhdueshme mbi mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike në këtë sektor. Nëse Montal Sh.p.k do të ankimojë, çështja pritet të shqyrtohet nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Në të kundërt, kontrata pritet të firmoset dhe Evita do të marrë një tjetër pagesë të majme nga buxheti i shtetit për furnizimin e sektorit të kardiokirurgjisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat