Më 11 maj janë zgjedhjet parlamentare dhe kandidatët janë mësuar. Shtatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në KQZ duke u tërhequr nga gara për zgjedhjet e 11 majit.
Shkak kryesor kanë paraqitur arsye shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë ”Mundësia” të Agron Shehajt nuk pranoi të ndërpriste punën e tij si mësues, gjatë periudhës zgjedhore.
Kandidatët që janë dorëhequr janë 3 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, një në Kukës e një në Berat, 2 të Partisë Social Demokrate të Tom Doshit në Berat dhe në Durrës, një e ADR së Edmond Stojkut në Korçë.
Kandidatët që dorëzuan dorëheqjen në KQZ
1- Averdi Syla,- “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Kukës – arsye shëndetësore
2- Hyda Kuci, – PSD Berat – arsye shëndetësore
3- Joan Sotir, – “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Korçë,- arsye shëndetësore
4- Daniela Alite – PSD Durrës – arsye shëndetësore
5- Xhilda Boçari, – ‘Lëvizja Bashkë” Korçë – arsye shëndetësore
6- Fadil Bekaj, – Partia Mundësia, Fier – mësues
7- Edi Piring e ADR, Korçë – arsye familjare