back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia80% e punonjësve të bujqësisë në Shqipëri punojnë pa sigurime shoqërore

80% e punonjësve të bujqësisë në Shqipëri punojnë pa sigurime shoqërore

Sektori i bujqësisë mbetet një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, duke përbërë 37% të totalit të të punësuarve në vitin 2024, me rreth 432 mijë individë të angazhuar. Megjithatë, sipas të dhënave të INSTAT, rreth 80% e tyre nuk kontribuojnë në sigurimet shoqërore, duke mbetur jashtë çdo mbrojtjeje ligjore dhe sociale.

Kjo do të thotë se mbi 340 mijë punonjës të bujqësisë janë të përjashtuar nga skemat e sigurimeve, duke u bërë në të ardhmen një barrë për pjesën tjetër të shoqërisë. Sipas INSTAT, një person konsiderohet i punësuar në bujqësi nëse gjatë javës ka punuar të paktën një orë në aktivitete bujqësore me qëllim fitimi.

Vitin e kaluar, numri i vet-punësuarve në bujqësi që paguan sigurime arriti në rreth 90 mijë, me një rritje vjetore prej 15%, por pjesa më e madhe e fermerëve ende punon pa mbrojtje sociale.

Ekspertët paralajmërojnë se mos-përfshirja në sigurime për këtë kategori krijon një rrezik afatgjatë për qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka theksuar se nëse gati një e treta e forcës punëtore nuk kontribuon në skemë, kjo rrit presionin mbi buxhetin e shtetit dhe pabarazitë në mbrojtjen sociale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat