back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetHetimi në SPAK/ Veliaj: S’dorëzohem përballë letrave anonime

Hetimi në SPAK/ Veliaj: S’dorëzohem përballë letrave anonime

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj udhëtoi sot me njërën prej linjave të transportit urban dhe bisedoi me udhëtarë pensionistë, të cilëve u shpjegoi edhe procedurat që duhet të ndjekin për t’u pajisur me abone. 

“Më vjen mirë që, nga ky vit, Bashkia e Tiranës subvencionon edhe abonenë e pensionistit, për gjyshet dhe gjyshërit tanë, njësoj siç bën prej më shumë se një viti për studentët. Ky subvencionim është 16 mijë lekë [të vjetra] në muaj ose 192 mijë lekë në vit. Për t’u pajisur me abone fillimisht duhet të regjistrohesh në njësinë administrative dhe pasi futesh në sistemin e rimbursimit, paraqitesh pranë kioskës më të afërt, me fotografi, për të marrë abonenë”, sqaroi Veliaj.

I bindur se letrën anonime prej të cilës SPAK ka nisur një hetim e kanë bërë kundërshtarët e tij politikë, Erion Veliaj, nuk kursen për ta një mesazh në ditët e para të vitit, teksa zhvillonte një takim me pensionistët e kryeqytetit.

Qytetari: Bravo të qoftë! Gjithmonë na ke mbështetur! E ke bërë dritë Tiranën dhe po punon me mish e me shpirt.

Veliaj: Nuk dorëzohem, mos ki merak! E di për çfarë ma thua, por nuk dorëzohem.

Qytetari: Në asnjë mënyrë!

Veliaj: Po të duan, le ta marrin me votë, por me hile e anonime jo…

Duke kujtuar investimet dhe punët që ka bërë për Tiranën, Veliaj i sfidon kundërshtarët të përballen në kutinë e votimit.

“Nuk dorëzohem unë me këta personazhe, se nuk e meritojnë! U them këtyre shokëve të mi – se kemi shokë edhe nga e djathta, kemi qenë në një shkollë bashkë – po më thatë që keni ndërtuar një shkollë të re, e lë unë këtë punë që tani, se do të thotë që dini të bëni një punë. Por, të mos kesh bërë asnjë shkollë e t’i thuash tjetrit që ka ndërtuar 45, rri tani ti, hajde me letra anonime! Ua thashë, iku ai sistemi i letrave anonime. Po jeni burra, shkoni te fleta e votimt, nëse keni vota dhe mbështetje në popull. Megjithatë, duhet ecur përpara. Sot, Tirana plot me turistë, nuk mbaron!” shprehet Veliaj

Herën e fundit që Veliaj ka qenë në SPAK, më 26 dhjetor, është marrë në pyetje për gati 5 orë lidhur me një fluturim në vitin 2004, iniciuar nga denoncuesi i vetëquajtur Nesti Angoni, i cili nuk figuron në regjistrat e gjendjes civile.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat