back to top
-0.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetÇmimi i energjisë/ Berisha: Afera e Ramës me ÇEZ-in, ndër më të...

Çmimi i energjisë/ Berisha: Afera e Ramës me ÇEZ-in, ndër më të mëdhatë në histori

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, ka shpalosur qëndrimin e tij dhe të PD-së lidhur me çmimin e energjisë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Berisha kujtoi politikat energjetike të qeverisjes së tij deri në vitin 2013, duke theksuar çmimet e ulëta për konsumatorët dhe bizneset.

Ai e konsideroi këtë periudhë si një model suksesi që mbështeti qytetarët dhe tërhoqi investitorë të huaj. Berisha e akuzoi Edi Ramën për marrëveshje korruptive me kompaninë CEZ, të cilat, sipas tij, kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare për shtetin shqiptar.

Berisha, ka theksuar se ndërmarrja publike është e detyruar të ulë çmimin e energjisë në përputhje me reduktimin e humbjeve, duke theksuar se energjia është një çmim i rregulluar dhe jo i lirë. Ai e ka cilësuar si një ulje elektorale dhe antiligjore çdo tentativë për të manipuluar çmimet me synim fitimin e votave.

Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Berisha ka paraqitur planin e PD-së për çmimin e energjisë, i cili përfshin një strukturë më të ulët çmimesh për konsumatorët dhe një tarifë më të lartë për ata që konsumojnë energji në sasi të mëdha. Ai gjithashtu ka pohuar se Shqipëria ka arritur të bëhet një superfuqi rajonale në prodhimin e energjisë së rinovueshme, duke prodhuar më shumë energji nga hidrocentralet se sa kërkesat e brendshme. Sipas Berishës, kjo ka bërë që vendi të bëhet jo vetëm i vetëmbajtur, por edhe një eksportues energjie në rajon.

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke rikujtuar periudhën e vitit 2013, ka theksuar se çmimi i energjisë ka qenë shumë më i ulët në krahasim me vitet pasuese, me 77 lek për 300 kilovat për konsumatorët familjarë dhe 60 lek për biznesin, pa asnjë kufi. Ai ka theksuar se, nëse humbjet do të ishin ulur ashtu siç është raportuar nga qeveria e aktuale, çmimi i energjisë sot duhej të kishte rënë ndjeshëm.

Sipas tij, duke marrë parasysh reduktimin e humbjeve nga 35.5% në 18.93%, çmimi për fashën e parë duhej të ishte 65 lek për kilovat dhe për fashën mbi 300 kilovat, 95 lek. Berisha e akuzon qeverinë për mos pasqyrimin e këtyre uljeve të mundshme të çmimit, duke e cilësuar këtë si një formë të abuzimit financiar dhe një praktikë korruptive. Ai gjithashtu përmendi kontratën e prishur me kompaninë CEZ në vitin 2013, duke theksuar se kjo kompani kishte shkelur marrëveshjen dhe kishte rritur humbjet në vend, ndërsa duhej të kthehej një borxh prej 630 milionë eurosh ndaj shtetit shqiptar.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka theksuar se një nga prioritetet e qeverisë së PD-së do të jetë implementimi i projektit të mikro-hidrocentraleve, i cili do të lejojë çdo komunitet që ka burimin e tij të ujit, të vendosë turbinat dhe të prodhojë energji për vete. Ky projekt ka për qëllim të forcojë autonominë energjetike të çdo komuniteti dhe është një praktikë që ka funksionuar në vende të tjera.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha theksoi rëndësinë e gazsjellësit TAP dhe projektit JAP, të cilët do të kontribuojnë në furnizimin me gaz të rajonit dhe Shqipërisë. Ai e cilësoi politikën energjetike të PD-së si një model të suksesshëm dhe theksoi se kostoja e ulët e prodhimit në kaskada do të lejojë uljen e mëtejshme të çmimeve të energjisë. Berisha kritikoi gjithashtu ato që ai i konsideron si politikanë që bëjnë krahasime dhe fjalime të pavend, duke lënë të kuptohet se ata që kritikojnë këtë politikë nuk kanë vizionin e duhur për zhvillimin e vendit.

FJALA E PLOTE

Sot jam këtu për t’u paraqitur shqiptarëve paketën apo qëndrimin tonë ndaj çmimit të energjisë.

Siç është e njohur tashmë, në vitin 2013 ne kemi lënë 3 çmime për energjinë.

Kemi lënë çmimin 77 lekë për 300 kilovatët e parë, çmim i cili mbulonte konsumin e mbi 78 përqind të familjeve shqiptare.

Kemi lënë çmimin e dytë me 115 lekë kilovati, që mbulonte të tjerët që konsumonin më shumë.

Për biznesin ne kemi pasur çmimin më të ulët në Europë, 60 lekë për kilovat/orë.

Ky çmim ishte plotësisht i përballueshëm, përputhej me qëndrimin e qeverisë ndaj mbështetjes të fuqishme të sektorit të biznesit dhe ishte një nga atraksionet e rëndësishme të investitorëve vendas dhe të huaj në Shqipëri.

Ndërkohë ne ndërmorëm projektin e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi të vogël rajonale të energjisë së rinovueshme, me të cilën PS u tall rëndom kushedi sa herë.

Edi Rama, pas marrëveshjes së tij korruptive me CEZ-in, kompani e cila fatura zyrtare të njohura nga auditi ndërkombëtar, kishte borxhe ndaj shqiptarëve 630 milionë euro.

Dëme të krijuara indirekt ishin 3.2 miliardë euro.

Edi Rama me famozin Fyle, iu kujtohet juve, la arbitrazhin, proces në të cilin ne kishim bindje

absolute se e fitonim, dhe proces i cili do detyronte CEZ-in, të paktën ato me faturë, 630 milionë t’ia kthente shtetit shqiptar.

Edi Rama jo vetëm i dorëzoi këto 630 milionë, por pagoi nga buxheti i shtetit edhe 100 milionë euro shtesë CEZ-it.

Afera e Edi Ramës me CEZ-in është një nga aferat më të mëdha në historinë e korrupsionit evropian.

Pas kësaj marrëveshje famëzezë, Edi Rama rriti çmimin.

D.m.th fashon gjer në 300 euro e bëri 95 lekë, e rriti pra me rreth 20 e ca përqind dhe fashon

tjetër e rriti me 118 lekë.

Me këtë rritje, Edi Rama plaçkiti shtresat në nevojë, që quhen ato që e merrnin me 77 lekë, me një shumë në vit prej 60 milionë eurosh dhe që në 10 vite bëhen 600 milionë euro.

Nuk është vetëm kaq. Është shumë më tepër.

Në vitin 2023, në mënyrë paradoksale, antiligjore, Edi Rama merr nga buxheti i shtetit, me akt normativ, 200 milionë euro mbështetje buxheti për KESH-in dhe 80 milionë hua.

I jep pra 280 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Kështu që gjatë 10-vjeçarit, krahasuar me vitin 2013 e para, qytetarët shqiptarë paguan gjithsej rreth 900 milionë euro.

Duhet të jesh ai që është ai vetë të thuash që nuk kam rritur çmimin e energjisë ndonjëherë.

Duhet të flasësh me mendjen e Lubisë që të thuash se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë në histori. Të mendosh më keq se ata që besonin se shqiptarët hanin bar.

Ti e more me 77 lekë, e ngrite në 95 dhe zbrite në 85. Kjo është zbritje?

Pra, e ka 10 lekë më shtrenjtë se sa ishte në vitin 2013.

Ndërmarrja publike është e detyruar ta ulë çmimin e energjisë në proporcion me pakësimin e humbjeve.

Është e detyruar se energjia është çmim i rregulluar, nuk është çmim i lirë.

Investove, ule humbjet, këto do pasqyrohen në çmim, do ulësh çmimin dhe do e shesësh më lirë.

Këtu janë investuar miliarda, kështu që këta pretendojnë se humbjet janë reduktuar në mënyrë të ndjeshme dhe e uli për një vit. Se kjo është një ulje njëvjeçare.

Ulje tipike elektorale.

Një ulje absolutisht antiligjore, në shkelje të çdo kodi, në përpjekje për të grabitur vota.

Por, siç kisha paralajmëruar në mënyrë të përsëritur, PD ka planin e saj për çmimin e energjisë.

Ky projekt konsiston së pari, çmimin fillimisht 7 lekë për kilovat/orë për 300 kilovat/orët e para.

Çmimi i dytë 100 lekë për 400 kilovat/orët e tjera.

Mbi to do ketë një shkrim të tretë për konsumatorët familjarë. Për ata që jetojnë në lukse, i kanë të florinjta edhe tualetet, ata do njohin një çmim të tretë të paktën 1 mijë lekë kilovati.

Në këtë mënyrë, biznesi do zbresë aty ku ka qenë, 60 lekë kilovati.

Shqipëria do qëndrojë me çmimet më të ulëta në Europë për energjinë dhe jo duke marrë ndikimin që pati gazi rus. Ne nuk kemi të bëjmë me gazin fare. Asnjë kilovat/orë nuk prodhohet nga gazi.

Strategjia jonë e shndërrimit në superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme është realizuar sot pothuajse plotësisht.

Hidrocentralet prodhojnë tashmë jo siç gënjen dhe mashtron Edi Rama se ne nuk plotësojmë nevojat me energji, por ata prodhojnë disa miliardë më shumë se nevojat e vendit.

Me këtë nuk përjashtoj ciklicitetin e motit, por në total prodhimi i energjisë nga hidrocentralet ka qenë 9 miliardë kilovat/orë, në një kohë kur konsumi është vetëm 7 miliardë kilovat/orë.

Por Edi Rama servir vetëm mashtrime.

Ajo strategji e bëri Shqipërinë jo vetëm të vetëmjaftueshme, por edhe një eksportues të energjisë së rinovueshme në rajon.

Janë ndërtuar mbi 115 hidrocentrale, janë kontrata për ndërtimin e rreth 300 të tjerave.

Qeveria e PD do të kalojë në projektin e saj të mikro-hidrocentraleve me të cilat do lejojë çdo komunitet që burimin e tij të ujit, të vendosin turbinën, të prodhojnë energjinë pa lek për komunitetin.

Praktikë kjo e ndjekur nga vendet që nuk kanë ujë dhe nuk kanë asnjë pikë ujë më shumë se Shqipëria.

Dhe do e ndjekim edhe ne këtë praktikë.

Ndërkohë që Shqipëria me TAP-in, projekt i qeverisë së PD, është në nyjën kryesore energjetike të rajonit.

Do punojë për realizimin e JAP, është gazsjellësi për të cilin ka një marrëveshje të vitit 2012 me BE dhe vendet e rajonit, gazsjellës që do furnizohet me gaz nga TAP-i dhe burime të tjera dhe do furnizojë gadishullin mbi Shqipërinë me gaz.

Pra politika jonë energjetike ishte një politikë e suksesshme.

Njeriu që ka në shpirt vetëm vrima të zeza dhe shpella dhe tunele, ai nuk mund të mos lëshojë mufka në çdo fjalim dhe krahasim që bën.

E thashë edhe njëherë, është e paimagjinueshme të dalë të thotë se unë vetëm për një vit.

Do i kenë të ulëta në këto çmime dhe do vazhdojnë të ulen edhe më shumë sepse kostoja e prodhimit është shumë e ulët.

Kaskada ka një kosto shumë të ulët të prodhimit dhe lejon edhe prodhimin me çmime edhe më të ulëta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat