back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaSenati amerikan miraton projektligjin për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Senati amerikan miraton projektligjin për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar legjislacionin për rihapjen e qeverisë, duke e sjellë mbylljen më të gjatë në histori afër fundit, ndërsa një grup i vogël demokratësh ratifikuan një marrëveshje me republikanët pavarësisht kritikave të ashpra nga brenda partisë së tyre.

Sipas raportimeve, mbyllja 41-ditore mund të zgjasë edhe disa ditë, ndërsa anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka qenë në pushim që nga mesi i shtatorit, kthehen në Uashington për të votuar mbi legjislacionin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu mbështetje për projektligjin, duke thënë të hënën se “ne do ta hapim qeverinë tonë shumë shpejt”.

Vota përfundimtare në Senat, 60-40, i dha fund një “ngërçit” që zgjati më shumë se gjashtë javë, ndërsa demokratët kërkuan që republikanët të negociojnë me ta për të zgjatur kreditë tatimore të kujdesit shëndetësor që skadojnë më 1 janar.

Republikanët nuk e bënë këtë dhe pesë demokratë përfundimisht ndryshuan votat e tyre ndërsa ndihma federale ushqimore u vonua, vonesat në aeroport u përkeqësuan dhe qindra mijëra punonjës federalë vazhduan të mos paguheshin.

Pas votimit, udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, falenderoi stafin dhe Policinë e Kapitolit që qëndruan pranë tij në sallë. Ai tha se e kuptoi se tendosja kishte qenë e jashtëzakonshme për “gjashtë javë të tmerrshme”.

“Jam shumë, shumë i lumtur që mund të them se po i afrohemi fundit”, tha Thun.

Ndërkohë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u bëri thirrje ligjvënësve të fillojnë të kthehen në Uashington, duke pasur parasysh vonesat në udhëtime për shkak të mbylljes së qeverisë.

“Duhet ta bëjmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Johnson, i cili e ka mbajtur Dhomën jashtë seancës që nga mesi i shtatorit, kur Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projektligj për të vazhduar financimin e qeverisë.

Senatorja demokrate Jeanne Shaheen, një ish-guvernatore e cila ishte një nga ato që ndryshoi votën e saj, tha se republikanët refuzuan të hiqnin dorë nga kërkesat kryesore.

“Kishim arritur në një pikë ku mendoj se një numër prej nesh besonin se mbyllja kishte qenë shumë efektive në ngritjen e shqetësimit në lidhje me kujdesin shëndetësor”, tha ajo.

Sakaq, republikanët premtuan të mbanin një votim për të zgjatur subvencionet e kujdesit shëndetësor deri në mesin e dhjetorit, por nuk kishte asnjë garanci për sukses.

Senatori Chuck Schumer, i cili u kritikua ashpër nga partia e tij në mars kur votoi për ta mbajtur qeverinë të hapur, tha se nuk mund ta mbështeste atë “me mirëbesim” pasi u takua me grupin e tij parlamentar për më shumë se dy orë të dielën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat