back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetA do futen drejtuesit e qarqeve në primare?/ Berisha: Do vendosë Këshilli...

A do futen drejtuesit e qarqeve në primare?/ Berisha: Do vendosë Këshilli Kombëtar, unë nuk ndikoj

Nëntë kryetarë degësh kanë dorëzuar pranë Partisë Demokratike dorëheqjen, pas ambicies për të kandiduar në primare e për të qenë më pas pjesë e garës për deputet.

Në një konferencë për shtyp, kreu i PD Sali Berisha e ka bërë të qartë se asnjë nga krerët e degëve nuk do të mund të bëhet pjesë e procesit të Primareve, në rast se nuk jep paraprakisht dorëheqjen.

Zbatimi i Statutit të PD është thelbësor sipas kryedemokratit, ndërsa shtoi se edhe pse afati për dorëheqjet ka përfunduar mesnatën e mbrëmshme, shifra e personave që kanë hequr dorë nga posti i kreut të degës, nuk është përfundimtar.

“Rregullorja është bërë gati. Diskutim do ketë për këtë. Ka tre variante. Ka një variant që të jenë degësh. Ka një variant tjetër që të jenë qarku. Ka një propozim që të jenë listë kombëtare. Tani, të them të vërtetën, secili variant ka argumentet dhe pluset e veta.
Por lista kombëtare, e cila tingëllon bukur, ka një problem se aplikohet në një sistem që është rajonal dhe jo kombëtar.
Por, unë nuk marr përsipër të anësoj nga asnjëri variant, veçse do diskutohen variantet dhe do vendoset varianti më logjik.
Rregullorja është përpunuar… Në pamje të parë, po më shtyn të prononcohem. Sigurisht lista kombëtare është listë kombëtare, por gjersa sistemi është rajonal unë besoj se je i detyruar të respektosh sistemin rajonal.
A mund të shartohen dhe të përdoret votë e dyfishtë?
Nuk mund ta them këtë, duhet ta mendojmë me ekspertë dhe specialistë…
Mesa di unë kanë dhënë dorëheqjen 5 kryetarë degësh dhe kjo nuk është një shifër përfundimtare.
Dhe kjo përbën një detyrim statutor në mënyrë që dega e PD, votimi dhe të gjitha të jenë distante me të gjithë kandidatët.
Një kryetar dege që nuk jep dorëheqjen, nuk mund të hyjë në primare. Kryetari i degës që duhet të hyjë në primare, duhet të respektojë statutin.
Kryetari i degës plotëson çdo kriter për të qenë kandidat dhe deputet, por ai ka detyrimin të respektojë statutin dhe të hyjë në garë, ndërkohë drejtimi i partisë merret nga një person i komanduar, i cili si rregull duhet të jetë nënkryetar se zgjedhje nuk bëhen dot tani…”, është shprehur ai.

Berisha foli edhe mbi përfshirjen në procesin e Primarëve të drejtuesve politikë.

Kryedemokrati sqaroi se i vetmi që mund të tejkalojë statutin është Këshilli Kombëtar, dhe ai si kryetar partie nuk do të ndërhyjë.

“Së pari, nuk po orientoj asgjë sepse statuti është statut dhe unë nuk kam tagër që të tejkaloj statutin.
Por, organi që ka tagër të tejkalojë statutin, midis dy konventave, është Këshilli Kombëtar.
Dhe unë u kam thënë se do vendosë Këshilli Kombëtar se si do veprohet me drejtuesit e qarqeve.
Nga ana tjetër, është shumë normale në një parti demokratike, të shprehen mendime të ndryshme.
Unë u thashë më parë që në zyrën e tij kam propozime nga bashkëpunëtorë të mi dhe të tjerë që primaret të jenë me listë kombëtare. Të tjerë që të jenë me listë rajonale. Kjo është gjëja më normale. Dhe do arrihet një rezultante.
Pra, nuk ka asnjë lloj orientimi nga unë përveçse atyre që janë shkruar në statut.
Në qoftë se kam deklaruar se është Këshilli Kombëtar, u kam thënë një të vërtetë ju se është Këshilli Kombëtar që mund të tejkalojë statutin. Dhe ajo normë që miratohet nga Këshilli Kombëtar, instalohet nga konventa në statut…
…Ka një moment këtu. Si e gjykon Këshilli Kombëtar, unë nuk mund ta marrë përsipër.
Por një drejtues është një drejtues dhe nuk ka mbirë aty, ka ardhur aty nga procese votimesh dhe votëbesimesh. Kështu se si do jetë… unë e kuptoj që ka njerëz që thonë se lista duhet të jetë 100 përqind e hapur.
Unë këtyre miqve, që ka edhe në parti dhe nuk kam asgjë kundër tyre, u them e nga 43 vende që aplikojnë listën e hapur, janë gjithsej vetëm 3 të tilla që e kanë plotësisht të hapur.
Të gjitha të tjerat e kanë me shkallë. Kjo sepse duhet një proporcion midis partisë dhe pjesës aspirante për t’u zgjedhur.
Sigurisht mund të jenë të gjithë.
Por në këtë sistem ka një defekt. Një garë kryekëput individuale e harron secili, me të drejtë, jo pa të drejtë, do kërkojë votën e tij.
Do ishte shumë e drejtë në qoftë se sistemi unifikonte votën e kandidatit me votën e partisë. Në këtë rast do ishte, por Edi Rama që ka penguar gjithcka për të penguar, nuk e lejoi këtë.
Dhe në këtë rast, partia jetime nuk mund të mbetet.
Askund në botë nuk ndodh.
Pra, besoj se e shpjegova shumë qartë…
Unë nuk kam ndërmend t’i ndikoj askujt paraprakisht me qëndrimin tim. Kam ndërmend që këtë ta diskutojmë në Këshillin Kombëtar. Se nuk ka kuptim nëse unë paragjykoj ose jap mendime paraprake. Jo, Këshilli Kombëtar do vendosë”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat