back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Mars, 2026
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëA do ta mbyllë Arta Mandro perversitetin dhe korrupsionin e KLP-së, me...

A do ta mbyllë Arta Mandro perversitetin dhe korrupsionin e KLP-së, me një kafe te SPAK-u?

Nga Arben Llangozi

Pislliku, degjenerimi dhe orgjitë kanë kapluar organin më të lartë të inkriminuar, atë të KLP-së.

Ajo KLP që ka emëruar prokuror të SPAK-ut me miqësi apo shantazhe nga ana e këtij të fundit. Skandali më i rëndë në drejtësi do të shpërthejë dhe nuk mendoj se do të mund të mbyllet goja e popullit, i cili duhet të marrë vesh njëherë e mirë se kush e drejton akuzën.

Por më e rëndësishmja është: A do ta mbyllë Arta Mandro këtë skandal me një kafe nga dera e SPAK-ut? Siç tha edhe Xholi, kafen e bëjnë të mirë në SPAK.

Në mendjen e SPAK-ut dhe në mendjen e Mandros them se po, por e drejta e popullit do të “mbysë” si zyrën e shtypit të SPAK-ut, ashtu edhe institucionin “pornografik” të KLP-së, dhe aq më tepër këtë drejtësi të reformuar me standarde të ashtuquajtura amerikane.

Kurioz do të jem çfarë do të mendojë Theo Jacobs, i forti i ONM-së. Çfarë do të thotë Kalavera? Po Silvio Gonzato? Po Edi Rama, a do të jetë krenar për drejtësinë e reformuar?

Po miliardat e eurove që iu “gllabëruan” Shqipërisë, çfarë do të bëhet me to?
Gjithsesi, të shohim sa i thellë është krimi në SPAK, a do të luftojë perversitetin dhe korrupsionin, apo do të pijë kafe me Arta Mandron?

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat