Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se partia që ai drejton do t’i përmbahet statutit të saj, por ka theksuar se parimi më i lartë për të mbetet mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.
Në një dalje për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve dhe blerje masive votash, duke u shprehur se “një javë para zgjedhjeve, Rama u damkos si njeri që blen vota me para, kanabis dhe punësime”.
Ai e përshkroi Ramën si të zhytur në “krime të tmerrshme”, që sipas tij, janë arsyeja pse kryeministri “do bëjë çdo gjë për të mbajtur pushtetin”. Berisha theksoi se Partia Demokratike do të vijojë betejën për rikthimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Kreu i PD Sali Berisha: PD do i përmbahet statutit të saj. Ka disa parime epërore dhe parimi epëror është vota e lirë e shqiptarëve. PD vazhdon betejën për votën e lirë të shqiptarëve. Ju jeni dëshmitarë sesi një javë para zgjedhjeve, Rama u damkos si njeri që blen vota me para, kanabis e punësime. Rama është zhytur në krime të tmerrshme, prandaj do bëjë çdo gjë që të mbajë pushtetin.