back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetA do të jetë PD në Kuvend?

A do të jetë PD në Kuvend?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së, deklaroi se opozita duhet të marrë pjesë në parlament, duke e cilësuar atë si një hapësirë të domosdoshme për të luftuar kundër regjimit që ai e përkufizon si “narkodiktaturë”.

“Unë di se ka një debat për të marrë pjesë apo jo në parlament. Ua them personalisht: në këtë diktaturë, ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj,” tha Berisha.

Ai theksoi se opozita duhet të gjejë energji të reja dhe forma të reja veprimi përballë asaj që e quajti “mali i farsës elektorale”. Sipas tij, çdo demokrat ka detyrimin të japë më shumë në këtë betejë.

“Në një diktaturë duhet të falënderosh Zotin që të jep mundësinë ta luftosh atë. Në diktaturën tjetër, ata që kundërshtonin shkonin para pushkatimit apo në kamp përqendrimi. Në këtë diktaturë e pëson si Salianji, por përsëri nuk mund ta mohojmë se mundësitë për ta luftuar ekzistojnë,” u shpreh kreu i PD-së.

Berisha përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se me të në pushtet nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe se beteja e opozitës duhet të fokusohet tek rikthimi i votës së lirë për shqiptarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat