Ish-presidenti Bamir Topi ka folur mbi mundësinë e një kandidimi për Bashkinë e Tiranës, duke sqaruar vendimin e tij dhe duke kritikuar ashpër opozitën.
Në një intervistë me gazetaren Dafina Hysa, në Breaking, Topi theksoi se situata politike është dramatike dhe se Edi Rama po forcon pushtetin, ndërsa opozita nuk tregon kohezion.
Ai u pyet nëse do të pranonte të garonte në emër të opozitës për kryeqytetin
“Ajo që ka ndodhur me të tr nuk ka ndodhur as me një kryeqytet tjetër në botë. Une kam dashur të kandidoj për Bashkinë e Tiranës në vitin 2000, por kur më u kërkua në vitin 2003 kam thënë jo. Nuk kam asnjë lloj ambicie për të konkuruar dhe për t’i zënë vendin dikujt. Nuk më vjen keq për fatin e opozitës se e kanë të tjerët në dorë, më vjen keq se unë jetoj këtu. Ky vend më mirë të kishte qenë pa opozitë se sa një opozitë të tillë, e coroditur”, tha ai.
Deklarata e tij nënvizon mungesën e kohezionit brenda opozitës dhe përforcimin e pushtetit nga qeveria aktuale, duke bërë të qartë se ai nuk ka ambicie personale për të kandiduar në kryeqytet.