back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaQeveria “monitoron”, tregu manipulon/ A do të kthehet Bordi i dështuar i...

Qeveria “monitoron”, tregu manipulon/ A do të kthehet Bordi i dështuar i Karburanteve?

Rritja e fundit e çmimeve të naftës dhe benzinës, pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, ka rikthyer vëmendjen tek mënyra se si Shqipëria menaxhon tregun e karburanteve. Autoriteti i Konkurencës, ka njoftuar se po monitoron situatën, por përvoja e Bordit të parë të ngritur në mars 2022 tregon se ndërhyrjet shtetërore nuk e garantojnë stabilitetin e tregut dhe shpesh krijojnë precedentë problematikë.

Bordi i 2022 me rezultate të diskutueshme

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit u ngrit për të kontrolluar kostot e prodhimit, vendosur çmimet dhe ndaluar abuzimet, duke përfshirë përfaqësues qeveritarë, drejtues të Tatimeve, Doganave, Autoritetit të Konkurrencës dhe operatorët e hidrokarbureve.

Megjithatë, efektiviteti i Bordit mbeti i kufizuar. Çmimet e karburanteve vazhduan të ndikohen nga tregjet ndërkombëtare, ndërsa mekanizmat e kontrollit shpesh u perceptuan si formalë dhe të politizuara. Në qershor 2023, ministrja e Financave në atë kohë, Delina Ibrahimaj, njoftoi shfuqizimin e bordit, duke theksuar se tregjet ishin stabilizuar dhe ndërhyrja shtetërore nuk ishte më e nevojshme.

Monitorim, jo ndërhyrje e re

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurencës thotë se po monitoron tregun, por rritja e çmimeve ka ngjallur shqetësime, duke nxitur pyetjen nëse Shqipëria mund të kthehet sërish tek ndërhyrjet ad hoc, pavarësisht se ekzistojnë institucione publike si Autoriteti i Konkurrencës, të cilat kanë kompetencë për të parandaluar abuzimet dhe rritjet e padrejta të çmimeve.

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar operatorët e hidrokarbureve për paralajmërime të rritjes së çmimeve, duke theksuar se mekanizmat ekzistues duhet të mjaftojnë. Ai rikujtoi se çmimi i naftës ka mbetur i pandryshuar për një vit, pavarësisht luhatjeve në bursë dhe zhvlerësimit të valutave, dhe se çdo ndërhyrje shtetërore duhet të jetë efektive, jo formale.

Ngritja e një bordi të ri mund të politizohet dhe të krijojë burokraci të panevojshme, duke lënë hapësirë për manipulime dhe abuzime. Për më tepër, Autoriteti i Konkurrencës ka kompetencat e duhura për të mbrojtur tregun dhe konsumatorët, duke bërë të tepërta ndërhyrjet shtetërore direkte./ E Vërteta.al (E.S)

Rritet nafta/ Nis monitorimi i operatorëve të tregut

Erion Braçe paralajmëron/ “Karteli i hidrokarbureve po abuzon me çmimin e naftës”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat