back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“A jeni produkt i Soros?”/ Pyetja, që ndezi debatin në Komisionin e...

“A jeni produkt i Soros?”/ Pyetja, që ndezi debatin në Komisionin e Ligjeve

Gjatë raportimit të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, në Komisionin e Ligjeve, ka pasur një debat mes tij dhe deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti.

Deputetja demokrate e pyeti ministrin nëse ai është “produkt i fondacionit Soros”, duke iu referuar financimeve që organizata ka dhënë për reformat në drejtësi.

Elda Hoti: “Është publikuar se fondacioni Soros ka marrë 9 milionë dollarë për reformën në Shqipëri. A keni punuar me fondacionin Soros dhe a konsideroni veten produkt të tij?”

Në ndërhyrje, kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, theksoi se pyetja mund të trajtohej më mirë në një interpelancë parlamentare, por shtoi se deputetët kanë të drejtë të bëjnë çdo pyetje në komision.

Ulsi Manja: “Kjo është pyetje për interpelancë në seancë plenare, megjithatë deputetët mund të shfrytëzojnë çdo lloj mediumi për t’i bërë këto pyetje. Është në diskrecionin tuaj.”

Në përgjigjen e tij, ministri Lamallari tha se nuk kishte marrë fonde nga programet e ekselencës dhe as nga Soros, por shtoi se përvoja e tij profesionale është ndërtuar me mbështetjen e organizmave ndërkombëtarë, që kanë ndihmuar në zhvillimin akademik dhe institucional të vendit.

Besfort Lamallari:
“Jam shumë krenar për përvojën time profesionale. Jam bashkëautor i studimit të parë për krimin e organizuar në vend. Kur shteti shqiptar shpërndante bursat e ekselencës te fëmijët e politikanëve, ata që mundoheshin shumë por vinin nga familje normale nuk kishin mundësi. E vetmja mundësi ishte përmes fondeve të partnerëve ndërkombëtarë.
Kjo ideja e bërjes së biografisë sikur tjetri do kompleksohet, kjo nuk ndodh me mua. Unë nuk ia bëj askujt biografinë familjare.”

Debati u tensionua kur Hoti e ndërpreu ministrin, duke i thënë se pyetja ishte e drejtpërdrejtë dhe nuk kishte të bënte me biografi personale.

Elda Hoti: “Unë pyeta nëse ke studiuar me fonde të Soros, nuk të bëra biografinë familjare.”

Në fund, Lamallari theksoi se është e njohur publikisht se kush ka përfituar nga fondet e ekselencës në atë periudhë dhe se ai nuk ishte ndër ta.

Lamallari: “Është e njohur publikisht se kush ka studiuar me fondet e ekselencës në atë kohë në Britaninë e Madhe dhe nuk kam qenë unë.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat