back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetA jeni takuar me Putinin?/ Rama: Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët...

A jeni takuar me Putinin?/ Rama: Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Londër para samitit të Procesit të Berlinit, ka hedhur dritë mbi marrëdhëniet historike dhe politike të Shqipërisë me Rusinë, duke mohuar çdo takim të mëparshëm me presidentin Vladimir Putin. “Jo, faleminderit! Nuk jam takuar,” u shpreh Rama për gazetarët.

Rama theksoi se vendi ynë përbën një rast të veçantë në Europë për shkak të historisë së tij dhe mungesës së kontakteve diplomatike të drejtpërdrejta me Kremlinin. “Ne jemi i vetmi vend në gjithë Europën që nga Kremlini nuk ka ardhur askush dhe nga pala jonë askush nuk ka shkuar në Moskë për të vizituar Kremlinin. Kjo ka lidhje me historinë tonë,” vijoi ai.

Kryeministri kujtoi ndikimin e epokës komuniste dhe prirjen historike të Shqipërisë për të mos besuar regjimet e jashtme: “Ne i konsideronim ata si tradhtarë, të degraduar, që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Ne ishim fari i vetëm i komunizmit në Europë. Stalini ka qenë në bulevardin tonë më i gjatë se unë në bronz. Kjo krijoi një mungesë totale besimi.”

Ai shtoi se politika e jashtme e Shqipërisë nuk është ndikuar asnjëherë nga oligarkët rusë dhe nuk ka pasur simpatinë ndaj Rusisë. “Nuk na pëlqen Putini dhe Rusia aktuale, nuk na merr malli. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë. Muzika ruse është më shumë se mjaftueshëm,” përfundoi Rama, duke e bërë të qartë distancimin e vendit tonë nga ndikimet e Moskës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat