back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 31 Mars, 2025
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëA mund të arrestohet Albin Kurti tani?

A mund të arrestohet Albin Kurti tani?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk i është përgjigjur sot ftesës së Gjykatës Themelore që të paraqitet në Prokurorinë Speciale ku duhet të dëshmojë për një rast që kërkohet nga ai. Kurti e ka anashkaluar kërkesën e Gjykatës Themelore dhe kërkon që Prokuroria të vie në zyrën e tij dhe ta marrë në pyetje dhe jo që ai të shkojë në Prokurori. Kurti tani mund të denohet me një gjobë prej 250 euro, e nëse rasti përsëritet disa herë, sipas ligjit, ai edhe mund të arrestohet. Po cila do të jetë përgjigja e Gjykatës Themelore në Prishtinë tani?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk u paraqit në Prokurorinë Specialetë martën me 04.03 në orën 10:00, siç e kishte urdhëruar Gjykata Themelore në Prishtinë. Prokuroria e ka ftuar ate në cilësinë e dëshmitarit. Kryeministri Kurti ka planifikuar të marr pjesë në një aktivitet për vënien e gurthemelit të një kopshti fëmijësh në qytetin e Gjilanit.

Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmoi ditë më parë se ka lëshuar urdhër që obligon kryeministrin Kurtitë japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N571601.3431527GAZETATEMA/B33103204.414934255;dc_ver=104.306;dc_eid=40004000;sz=728×90;u_sd=1.25;nel=1;dc_adk=4248395737;ord=dwrvt7;click0=https%3A%2F%2Ftrack.adform.net%2FC%2F%3Fbn%3D73199544%3Badfibeg%3D0%3Bcdata%3DfbH3A3mcRRPjXh2CE4COEUAVTryd1WfOxNyAlCCnOSatafIL-UDBiLo4n7zej48Mfx6II5lAR0mkZnbslyiPqluwp9OApXMzLzxK2K-7POys_H1-DCSwfPkSid72aCbQtdegobUSYcU7-dG7eTQ1kz3UgpWNsz2iUaC0FOtSTOUwYzDVTCUexNU0aGxmGJlRwsgo_2ssqnChaCub_thwPGHuoaXLH-s14UFuhV40q881%3B%3BCREFURL%3Dhttps%253a%252f%252fwww.gazetatema.net%252frajoni%252fa-mund-te-arrestohet-albin-kurti-tani-i483205%3BC%3D1%3Bcpdir%3D;uach=WyJXaW5kb3dzIiwiMTUuMC4wIiwieDg2IiwiIiwiMTMzLjAuNjk0My4xMjciLG51bGwsMCxudWxsLCI2NCIsW1siTm90KEE6QnJhbmQiLCI5OS4wLjAuMCJdLFsiR29vZ2xlIENocm9tZSIsIjEzMy4wLjY5NDMuMTI3Il0sWyJDaHJvbWl1bSIsIjEzMy4wLjY5NDMuMTI3Il1dLDBd;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Fwww.gazetatema.net%2Frajoni%2Fa-mund-te-arrestohet-albin-kurti-tani-i483205$0;xdt=0;crlt=RTHU3pF6MQ;cmpl=16;gcsr=m;stc=1;chaa=1;sttr=18;prcl=s

Në dhjetor të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës e ftoi Kurtin dy herë që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit. Zyra e Kryeministrit të njoftoi të premten se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ta detyrojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kryeministrit brenda zyrës së tij në qeveri.

Gjykata refuzoi kushtin e Kurtit

Por Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër me kërkesë të Prokurorisë Speciale, që e detyron kryeministrin Albin Kurti të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori.

Pas këtij urdhri, zyra e kryeministrit Kurti bëri të ditur se Gjykata, përmes e-mailit, ka marrë përgjigjen e kryeministrit, ku thuhet se zoti Kurti ka qenë dhe mbetet i gatshëm të japë dëshminë e tij. Por “kërkesa e tij është që kjo të ndodhë në mjediset e kyrës së kryeministrit”, duke theksuar se kjo nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia. “Me respekt kërkojmë nga Gjykata që ta detyrojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar brenda zyrës së kryeministrit”, thuhet.

Kurti është ftuar në cilësinë e dëshmitarit

Prokuroria Speciale e thirri kryeministrin Albin Kurti që të dëshmojë në një rast që lidhet me një vepër penale të paraparë me nenin 414 të Kodit Penal të Kosovës. Por pa dhënë ndonjë hollësi rreth rastit. Ky nen sanksionon veprat që kanë të bëjnë me “keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Refuzimin për të dëshmuar në zyrat e Prokurorisë, kryeministri Kurti e arsyeton me faktin që, siç thuhet në reagimin e tij, ai “ka dyshime të forta që thirrja nga Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik”, për shkak të, siç thuhet, “dështimit për vite me radhë në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe, në vend të trajtimit të këtyre problemeve, po tentohet të krijohet një perceptim i rremë kundër kryeministrit”.

Për më shumë, në reagim thuhet se “një gjë e tillë është motivuar edhe nga qëndrimi publik i kryeministrit kundër propozimit për emërimin e z. Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit”. Kurti thotë se “ka raste të dokumentuara në Kosovë, por edhe më gjerë, ku zyrtarë të lartë institucionalë janë intervistuar në mjediset e tyre dhe jo në Prokurori”.

Ministrja e Drejtësisë mbron qëndrimet e Kurtit

Në të njëjtën linjë me qëndrimet e Kurtit shprehet edhe ministrja e Drejtësisë,Albulena Haxhiu.”Sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës kurrë më i lirë nuk ka qenë nga ndikimi politik. Por, më duhet të them, kurrë më politik nuk ka qenë. Duke qenë se nuk kanë mundur të na ndalin me veprime në Kuvend, opozita ose dikush nga analistët në studiot televizive, kanë zgjedhur të veprojnë përmes Prokurorisë Speciale, por nuk mund të na ndalin”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Në gusht të vitit 2023, policia arrestoi tre persona, dy prej të cilëve punonjës të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në një proces hetimi të Prokurorisë që ka të bëjë me rezervat shtetërore. Në këtë proces përfshihen rezervat si mielli, ilaçet, vaji, sheqeri, produktet higjienike, nafta etj., që shteti duhet t’i sigurojë për përdorim në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në Ministrinë e Tregtisë u kryen bastisje pas publikimit të një audio-inçizimi nga një media lokale, “Nacionale”, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.

Hajdari: “Blerjet ishin në përputhje me ligjin”

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se “blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin”, por ajo nuk ka dhënë më shumë detaje, meqë këto informacione, siç thotë ajo, janë sekrete shtetërore. Ajo ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve ka marrë, në cilësinë e provave, dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Ndryshe, pas refuzimit të kryeministrit Kurti për të shkuar dhe për të dhënë dëshmi në zyrat e Prokurorisë, në Kodin e Procedurës Penale thuhet se Gjykata, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet për intervistim. Nëse, pas urdhrit gjyqësor, i ftuari nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh sa herë që ai refuzon. Por, nëse refuzimi përsëritet edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj./DW

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat